Vritet ne Holande emigranti shqiptar
Nje emigrant nga qyteti i Beratit eshte gjetur i vrare dy dite me pare ne Hollande. Sajmir Kovaci, 29 vjec, mesohet se eshte gjetur i vrare me arme zjarri ne nje qytet te shtetit holandez. Burime nga te afermit e viktimes tregojne se vrasja e Kovacit eshte kryer ne rrethana ende te paqarta. Policia holandeze ka nisur hetimet, te cilat ende nuk kane arritur te zbardhin rrethanat ne te cilat eshte kryer vrasja, motivin dhe autoret. Sipas burimeve nga policia vendore, nje nga pistat e mundshme qe po shqyrtohen nga hetuesit holandeze eshte ajo e larjes se hesapeve, ndersa nuk eshte lene pas dore edhe vrasja pas ndonje konflikti te castit. Viktima deri pak vjet me pare jetonte ne lagjen "Kushtrimi" te qytetit te Beratit, ku aktualisht jeton familja e tij. Ndersa jetonte dhe punonte prej vitesh ne "vendin e tulipaneve", 29-vjecari here pas here kthehej ne vendlindje per t'u cmallur me familjaret. Pasi qendronte disa dite, ai largohej serish ne drejtim te shtetit te larget. Te njohur te 29-vjecarit jane shprehur se heren e fundit Sajmir Kovaci ka qene ne Berat rreth 25 dite me pare. Mbreme familjaret e tij ne lagjen "Kushtrimi" te qytetit te Beratit moren vesh lajmin per vrasjen e 29-vjecarit. Nderkohe, te tjere te aferm me banim ne Holande kane nisur procedurat per terheqjen e trupit i cili pritet te mberrije pas pak ditesh dhe te behet percjellja per ne banesen e fundit ne vendlindjen e tij ne qytetin e Beratit. Sipas policise se Beratit Kovaci nuk ka pasur precedente penale ne kete qytet dhe nuk dihet se cili ka qene shkaku qe i ka marre jeten te riut. Sipas burimeve jozyrtare, hetuesit holandeze jane interesuar gjate dy diteve te fundit ne lidhje me levizjet e shpeshta te 29-vjecarit drejt Shqiperise, duke e konsideruar zbardhjen e tyre si celesin e vrasjes se mistershme te emigrantit.
E. Hazizolli
E. Hazizolli