E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heroina, kapet nje familje shqiptaresh

Nje familje shqiptare ka rene ne prangat e policise italiane, pasi eshte kapur me lende narkotike. Dhjete kilogram heroine dhe 37 mije euro jane kapur nga policia, gjate nje operacioni. Ky eshte bilanci i karabinieret e skuadres se levizshme te Ravenes, qe ka vene ne pranga tre shqiptaret, pjesetare te nje familjeje. Gjate aksionit ne pranga jane vene Klodian Kurti, 33 vjec, i papune, qe jetonte ne "Punta Marina", Arben Bala, 41 vjec, punetor, qe jetonte ne Ravena si dhe Vjollca Bala, 35 vjece, punetore, e motra e Kurtit dhe gruaja e 41-vjecarit Bala. Keta te fundit jane derguar ne qeli, ne Ravena dhe ne Forli. Komandanti i cili ka zhvilluar operacionin ka deklaruar se keta persona ishin vene nen hetim prej disa muajsh pasi dyshoheshin per shperndarje lendesh narkotike, ne kete zone. Policia eshte duke hetuar per bashkepunetoret e tyre.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›