Ndiqet nga policia greke, vdes ne spital
Aleksander Ndoja
Nje 28-vjecar nga rrethi i Mirdites ka nderruar jete dje ne nje spital te Greqise, pasi ka kaluar 8 dite ne gjendje kome. Kastriot Dedaj kishte rene ne nje gremine, ne perpjekje per t'i shpetuar policise greke. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth 9 dite me pare, kur 28 vjecari Dedaj me origjine nga Mirdita, por i vendosur me banim ne fshatin Bushnesh te Mamurrasit, se bashku me disa te aferm te tij, ka kaluar maleve ne territorin grek. Pasi jane diktuar nga policia greke, grupi i emigranteve ka tentuar te largohet me vrap. Te afermit e 28-vjecarit i treguan familjes se viktimes se ata kane pare police dhe ushtare greke qe mbanin ne duar shkopinj thane dhe kane menduar per fatin e keq qe mund te kishin nese binin ne dore te patrulles. Nga rrefimet e klandestineve te tjere ata kishin mesuar per ndeshkimet trupore qe i prisnin ne birucat e shtetit fqinje. Per kete arsye ata kane nisur te vrapojne per t'u rikthyer ne territorin shqiptar. Nxitimi ka rezultuar fatal per 28-vjecarin. Ai ka rreshqitur ne nje gremine duke marre nje plage te rende ne koke. Pasi ai eshte mbajtur 8 dite ne reanimacionin e nje spitali grek, dje eshte njoftuar se i riu nuk ka arritur t'i mbijetoje plageve te shumta te marra ne koke, dhe per pasoje ka vdekur. Nderkohe qe ne familjen e tij ka shperthyer kuja, ende nuk eshte bere asgje per kthimin e kufomes ne vendin e tij te lindjes.
Rrefimi i te afermve: Si na ndoqen greket
Te afermit e viktimes konfirmojne se Kastriot Dedaj kishte qene me letra te rregullta ne shtetin grek, madje ai punonte aty prej disa vitesh. Por ne momentin qe ai kishte kishte futur letrat per t'i rinovuar, nje problem familjar e kishte detyruar qe te fluturonte me avion nga Athina per ne Tirane, per te mberritur me pas prane familjes se tij. Pas qendrimit disa dite ne fshatin e tij te lindjes ne Bushnesh te Mamurrasit, ai se bashku me tre te aferm te tij, eshte nisur ne kembe per ne vendin e tij te punes ne Greqi. Sapo kane kaluar kufirin me Shqiperine ata jane vene ne ndjekje nga ana e policise greke. Te afermit e tij qe e shoqeronin kane treguar ne linje telefonike nga Greqia, se ata jane kane pare ushtare dhe police me uniforma qe u jane vene ne ndjekje. Kur i kane pare se ne duar mbanin dhe drunj thane, kane menduar per fatin e rende qe i priste. Ne keto kushte ata kane tentuar qe te largohen me shpejtesi ne drejtim te kufirit shqiptar nga edhe kishin hyre. Por fatkeqesisht Kastrioti ka rreshqitur duke rene ne nje gremine. Kjo i ka detyruar ata qe te ndalojne menjehere, ndersa ka mberritur policia. Se bashku me policet ata kane mundur qe te nxjerrin nga gremina te riun e pa fat i cili kishte marre nje plage te madhe ne koke. Ai eshte derguar ne nje spital te afert ne shtetin grek, por pas 8 ditesh ka vdekur.
Interesimi i ambasades
Per ngjarjen eshte vene ne dijeni ambasadori shqiptar ne Greqi, Vili Minarolli. Mesohet se ambasadori eshte vene ne levizje per te ndihmuar ne perfundimin e procedurave te zakonshme policore edhe spitalore. Por ende nuk ka asnje sinjal se kur trupi i pa jete i emigrantit te mberrije prane familjes se tij ku, prej dites se djeshme, ka filluar ceremonia mortore.