E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes keshilltari rom i bashkise se Elbasanit

Vdes ne nje nga klinikat e Stambollit keshilltari rom i bashkise se Elbasanit Esat Sula. Kater dite me pare ai pesoi aksident automobilistik ne aksin rrugor Elbasan-Librazhd ne afersi te fshatit Mirake. Pasi mori ndihmen e pare ne Elbasan dhe spitalin ushtarak ne Tirane, u nis per mjekim me te specializuar ne Stamboll te Turqise. Me gjithe perpjekjet e mjekeve turq, biznesmeni rom ka nderruar jete. Shkak i vdekjes ka qene politrauma qe ka pesuar gjate aksidentit. Megjithate, sipas te dhenave familjare, Esat Sula vuante edhe nga zemra dhe semundjet e qarkullimit te gjakut te cilat duket se kane ndikuar ne fundin e tij. Ne zgjedhjet lokale te vitit te kaluar Esat Sula kandidoji si keshilltar i pavarur dhe gjeti gjithe mbeshtetjen e komunitetit rom. Ai ishte i vetmi perfaqesues ne pushtet i ketij komuniteti ne kete qytet qe numeron rreth 5000 banore.

Por Esat Sula do te mbahet mend si nje nga biznesmenet e pare dhe me te suksesshem te qytetit te Elbasanit. Aktivitetin tregtar i nisi ne vitin 1991 duke sjelle mallra me canta nga Turqia. Ne vitin 1992 ai e zgjeron aktivitetin duke futur metrazhe dhe konfeksione. Nje vit me vone celi rrobaqepesine e pare me 10 punetore, aktivitet qe u zgjerua dhe qe ne kohe sezoni arrinte deri ne 100 punetore. Ngjiti shume shpejt shkallet e biznesit. Ne mesin e viteve 90 u be tregtar i famshem ne Turqi, Kine, Dubai, Rusi etj. Pasi pushtoi tregun elbasanas me veshmbathje e konfeksione, firma GERALD u perhap ne te gjithe vendin. Madje ai ka lidhur disa kontrata edhe me shtetin ne fushen e konfeksioneve sidomos me Ministrine e Rendit per prodhimin e uniformave te policise. Sic e ka pranuar edhe vete, ai shlyente rregullisht taksat ne shtet dhe ishte tatimpaguesi me i madh i sipermarresve elbasanas. Esat Sula ishte perfaqesuesi me tipik i komunitetit rom i cili njihet per problematiken qe mbart ne shkalle vendi. Dha shembullin konkret se me pune mund te arrihet gjithcka. Nisur nga kontributi qe ka dhene, por edhe si perfaqesues i keshillit bashkiak, bashkia e Elbasanit ka vendosur te organizoje nje ceremoni te vecante.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›