Radioaktiviteti në Tiranë, Mjedisi s`ka para për matjet
Autori i Lajmit: Redaksia
Gazi Radon kërcënon shëndetin e njerëzve në disa zona të kryeqytetit. Mësohet se Avokati i Popullit ka dhënë alarmin për ndotjen e ambientit në Tiranë nga gazi radioaktiv Radon. Në një rekomandim drejtuar kryeministrisë, Ministrit të Mjedisit dhe Shëndetësisë, Avokati i Popullit kërkon marrjen e masave të nevojshme për mbikqyrjen dhe kontrollin e ndotjes së mjedisit urban në Tiranë.
Denoncimi i parë është bërë në media ndërsa ekspertët kanë vlerësuar se prania e gazit është në nivele të larta që sjellin pasoja për shëndetin e njerëzve.
Studimi
Alarmi i referohet një studimi të kryer prej specialisteve të sherbimit gjeologjik ne vitin 2005, lidhur me prezencen e gazit Radon, ne 37 qendra kryesore urbane te vendit.
Sipas ketij studimi, Tirana eshte qyteti me i studjuar, pasi ne te jane bere 6 matje per km2.
Rezultatet e ketij studimi, ne baze te siperfaqes qe eshte matur, kane treguar se 30% e siperfaqes se Tiranes rezulton me risk te larte Radoni. Konkretisht, si zona me risk te larte jane piketuar, zonat e Kodres se Kuqe, Kinostudios, Gropes se Sejdise etj. Megjithate, zona me risk shume te larte eshte etiketuar ajo e parkut kombetar ne Dajt, ku niveli i prezences se ketij gazi radioaktiv eshte regjistruar deri ne 10 here me shume se parametrat e BE-se.
Prania e ketij gazi ne kryeqytet konfirmohet edhe nga Matjet jane bere nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, e cila ka testuar pranine e Rn222 ne nentoken e Tiranes, ne ambientet e brendshme te shtepive si dhe ne depoziten e ujit ne Berxull. Te dhenat kane rezultuar me te vertete shqetesuese, sidomos persa i perket ambienteve te brendshme. Per perqendrimin e Radonit ne toke jane monitoruar kryesisht sheshe me risk te mesem, te larte dhe me pak te ulet, te cilat kane rezultuar me po ate klasifikim risku. Rezultatet kane treguar se jane te njejtat nivele.
Sa u perket ambienteve te brendshme, ne qytetin e Tiranes jane kryer 32 monitorime nga 20 te planifikuara, ku rezulton se nivelet mesatare te perqendrimit te Radonit luhaten nga vlerat me te uleta nen 50Bq/m3, deri ne 10 here mbi normen e lejuar, duke kapur vlerat e 3831 Bq/m3, ndersa matjet ne depoziten e ujit ne Berxull kane treguar vlera mesatare te prezences se Radonit, ndaj ajo do te monitorohet vazhdimisht”.
Sipas ketij studimi te kryer nga ana e Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave (MMPAU), qyteti i Tiranes rezulton te jete i vendosur mbi nje trashesi te kuqe aktive, qe mund te thuhet se prodhon Radon.
Ndërtimet
Sipas ekspertëve “pjesa qe dominohet nga shtepite e uleta 1-2 kateshe dhe qe çdo dite po kthehen ne ndertime te reja, eshte pjesa ku zhvillohet kjo trashesi aktive, e cila detyrimisht duhet izoluar per te penguar kalimin e radonit ne ndertese. Ky fakt theksohet edhe ne studimin e publikuar ne faqen zyrtare te Ministrise se Mjedisit”.
Çeshtja behet edhe me serioze kur konfirmohet se, çlirimi i ketij gazi nga toka dhe shtimi i sasise se tij ne banesa, mund te shkaktoje doza te papranueshme rrezatimi, qe tani njihen si nje nga shkaktaret kryesore te kancerit ne mushkeri.
Mjedisi nuk ka fonde
Ekspertët kane kerkuar qe te behet e detyrueshme me ligj kryerja e nje studimi gjeologjik para se te ndertohet nje objekt, por duket se Ministria e Mjedisit ka te tjera prioritete.
Kjo pasi duke filluar qe nga viti 2007, ajo, per mungese fondesh ka pezulluar edhe matjet e nivelit te perqendrimit te Radonit. Kjo do te thote se per firmat e ndertimit, megjithese rreziku eshte prezent, nuk ka asnje lloj kuadri ligjor qe ti detyrojne te zbatojne disa parametra te caktuara, ne ato zona ku matjet per Radonin dalin mbi normat e lejuara. Megjithese per periudhen 2003-2007, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave ka dhene nje shume prej 600 mije leke çdo vit per kryerjen e ketyre matjeve ne zonat me problematike, ka rreth 2 vjet qe ky financim eshte nderprere per mungese fondesh.
Rekomandimi
“Nisur nga veçantia dhe kompleksiteti i kesaj çeshtje, ne mendojme se çeshtja e rrezikshmerise se gazit Radon, duhet vleresuar ne nje menyre me gjitheperfshirese dhe nuk duhet te konsiderohet thjesht si nje çeshtje teknike, qe ka te beje vetem me ndertimet e reja, apo me mungesen e nje legjislacioni konkret qe do te rregulloje kete moment vakumi”, thekson avokati i Popullit.
Ky lajm është publikuar: 01/02/2010