Reagon PS: Mazhoranca të angazhohet për dialogun te Presidenti
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste reagon pas deklaratave të Ilir Metës se është selia rozë e cila po bllokon dialogun me kërkesat e saj antikushtetuese. Sipas ligjvënëses socialiste, Olta Xhaçka është Meta i cili duhet të lexojë si duhet alarmin e ndërkombëtarëve. “Sot doli sërish Ilir Meta, që deri dje kërkonte vota për të larguar Sali Gërdecin. Doli sot për të nxjerrë gjuhën e Saliut nga goja e tij, duke përsëritur të njëjtat justifikime që dëgjojmë çdo ditë kundër transparencës së zgjedhjeve. Ne i përsërisim Sali Berishës, të mos e rëndojë krizën, por ta lexoj mirë alarmin ndërkombëtar për rrezikun e destabilizimit të vendit dhe të angazhohet personalisht dhe publikisht për tryezën e dialogut të Presidentit”, - tha ajo. Xhaçka shtoi se duke refuzuar dialogun, Sali Berisha po mban bojkotin dhe po thellon krizën qe ka mbërthyer vendin. PD dhe PS kanë gjetur mënyra të ndryshme për të lexuar rekomandimin e Këshillit të Evropës përmes rezolutës së miratuar më 28 janar. KE i kërkoi Qeverisë të ngrejë komisionin hetimor për zgjedhjet ndërsa PS-së të ndalë bojkotin duke kërkuar në këtë mënyrë ti jepet fund krizës politike në vend.
Ky lajm është publikuar: 01/02/2010