E Diel, 1 Nëntor 2026

Siti kërkon sulmuesin Aguero, dhe Murinjon trajner

Mançester - Mançester Siti është duke menduar seriozisht alternativën e argjentinasit Serxhio Aguero për merkaton e verës. Klubi anglez është duke e ndjekur nga afër sulmuesin e Atletikos së Madridit. Tabloidi “The Sun” publikon se drejtuesit e kësaj skuadre janë duke përgatitur një super ofertë në drejtim të spanjollëve të Atletikos për të rrëmbyer yllin e tyre. Në njëjtën kohë, për shërbimet e tij është i interesuar edhe klubi i Interit në kampionatin italian.

Mançester Siti mësohet se ka drejtuar edhe një kërkesë zyrtare për trajnerin portugez të Interit, Hoze Murinjo. Zërat e fundit në mediat angleze flasin se Murinjo është më i mundshmi për të zënë vendin e Mark Hjuxhit. Shuma që do të marrë ai në klubin e arabëve deklarohet se mund të kapë shifrën marramendëse të 12.5 milion sterlinave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›