E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta e qetë, humbasin Tirana dhe Vllaznia

Durrsakët kryesues kanë një ndeshje të prapambetur me Shkumbinin, ndërsa rivalët e sezonit të kaluar, Vllaznia dhe Tirana, nuk kanë marrë pikë këtë javë


Shkëndija Dr. rikthehet pretendente

Shkëndija Dr. Vllaznia 2-1

Shkëndija Dr.: Qypi, Tataveshi, Gashi, Muho, Hodo, Rezi, Demalija, Teku, Xhixha, Hoxha, Lusha (u aktivizuan: Hasani, Baba). Trajner: A. Kërçova

Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Pasha, Lekaj, Ujkaj, Dema, Kruja, Jubani, Markolaj, Ymeri, Mujeci (u aktivizuan: Vecaj, Idrizi, Spahia). Trajner: I. Dibra

Shënues: Muho 5, Pasha 50(aut) / Ymeri 44

Kartonë të verdhë: Hodo, Xhixha, Hoxha, Demalia

Karton i Kuq: Demalija

Gjyqtarë: E. Ruci, E. Begaj, H. Trokaj (Fier)

Pas humbjes së thellë me Kamzë një javë më parë, Shkëndija e Durrësit rikthehet te fitorja, duke mposhtur kampionen në fuqi, Vllazninë. Ndeshja ka nisur me shumë ritëm, me vendësit që marrin më shumë iniciativë drejt portës kundërshtare. Pa kaluar shumë minuta nga vërshëllima e parë e gjyqtarit, durrsakët kalojnë në avantazh me Muhon, i cili asistohet nga Rezi, që është pika e referimit e sulmit të Shkëndijës. Vllaznia dalëngadalë e merr veten në fiton terren. Pikërisht në fund të pjesës së parë shkodranët gjejnë golin e barazimit me Ymerin, duke e rihapur ndeshjen.

Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me nga një pikë në xhep. Shkëndija e nis me vrull pjesën e dytë, ushtron më shumë presion në fushën kundërshtare dhe arrin të kalojë në avantazh falë një autogoli, pas presionit të ushtruar nga sulmuesi Rezi. Skuadra e Ilir Dibrës nuk pajtohet me rezultatin dhe hidhet në sulm. Demalija i Shëndijës merr kartonin e dytë të verdhë dhe detyrohet të braktisë fushën, por me gjithë presionin e ushtruar, Vllaznia nuk arrin ta gjejë golin e barazimit. Dorian Agolli

Shkëndija Tr. triumfon në derbin kryeqytetas

Tirana Shkëndija Tr. 1-4

Tirana: Çali, Ibrahimi, Shala (Nurja 50), Kacoli, F. Njebza, Habibi, Armadhi (Sallaku 46), Leventi, Taku (Berberi 57), Cara, Gjeçi. Trainer: A. Kola

Shkëndija Tr.: Shtrepi, Xhakollari (Ibraj 82), Vladi, Licaj, Pere, Hyseni, Mersini, Hoxha, Picaku, Lala, Marku (Lilaj 80). Trainer: K. Sterjo

Shënues: Levendi 86 / Marku 6, 53, 61, Picaku 70

Kartonë të verdhë: F. Njebza, Cara, Gjeçi / Xhakollari, Vladi

Gjyqtarë: J. Xhaja, K. Kotis, K. Xhakollari (Tiranë)

Ngelin në klasë djemtë e Kolës, humbasin thellë në shtëpi një ndeshje ndaj lojtarëve të shkollës së mjeshtërisë sportive. Marku ndëshkon tri herë bardheblutë, duke hapur siparin e goleadës së tij në minutën e 6-të dhe më pas në pjesën e dytë me dy gola në minutat 53 dhe 61. Loja ka qenë e bukur me sulme dhe kundërsulme nga të dyja palët në pjesën e parë, ku edhe pse Shkëndija shënoi golin e avantazhit shpejt arriti ta mbajë këtë rezultat pas presionit të ushtruar deri në fund të kësaj pjese.

Në fraksionin e dytë të lojës trajneri Kola bën zëvendësime dhe këto nuk janë të duhurat, çka i japin përparësi skuadrës mike për të shënuar dy herë me Markun. Rreth mesit të pjesës së dytë Picaku tregohet i vëmendshëm, rrëmben topin pranë portës dhe shënon, duke thelluar rezultatin në 4-0.

Për miqtë në minutën e 86-të mendon futbollisti i ekipit të parë të Tiranës, Levendi, i cili shënon golin e nderit. Në minutat e mbetura duket sikur merr zemër skuadra e Tiranës dhe i afrohet dy-tri herë portës, por nuk arrin të shënojë një gol tjetër shprese dhe me kaq mbaron takimi. Erjon Hamitaj

 

Dopieta e Qamos, 3 pikë Partizanit

Luftëtari Partizani 0-2

Luftëtari: Boci, Vishe, Aliko, Doko, Skënduli (Shoshaj 57), Aliaj (Batha 46), Biraçi, Shurdhi, Gjini, Skënderi (Mallta 46), Vardhami. Trajner. Ç. Begaj.

Partizani. Dibra, Gjoka, Koçiaj, Pilafi, Bliu, Llika, Zyba (Limani 76), Brahimaj (Xhaçi 67), Hidri, Demiri (Marku 86), Qamo. Trajner: L. Pinari.

Shënues: Qamo15, 39

Kartoni i verdhë: Limani

Gjytarë: E. Omeri, B. Hajno, E. Avdi (Sarandë)

Luftëtari nuk ia ka dalë dot të përballojë një skuadër si Partizani, teksa është mposhtur me rezultatin e pastër  2-0 , falë dy golëshit të shënuar nga Qamo. Ishte  shtatshkurtri partizanas ai që falë intuitës së tij prej golashënuesi diti të ndëshkonte djemtë e Çaush Begajt. Luftëtari, edhe pse me kualitete si Shurdhi, që ishte dhe më i miri në fushën e lojës, Vardhami, Aliko, Biraçi, nuk ishte në gjendje qoftë edhe për të shkurtuar diferencën e golave.

Ndërrimet e trajnerit të Luftëtarit, Begaj,  i dhanë më shumë bukuri  lojës së gjirokastritëve, të cilët pas futjes në lojë të lojtarëve liderë, si Batha, Mallta, Shoshaj (të cilët vuanin dëmtimin ) dhanë kontributin maksimal në shërbim të ekipit , por pa ia dalë dot. Gjithsesi, Luftëtari, edhe pse nuk e përballoi dot Partizanin, ka treguar se është një skuadër që meriton më shumë në klasifikim. Sokrat Papadhopulli

 

Skënderbeu i rikthehet fitores në shtëpi 

Skënderbeu – Elbasani 2-0

Skënderbeu: Qyqja, Buleçi, Rezhda, Jaupllari, Topulli, Mino, Skënderasi, N. Rapo (Medini 90), Xhafka (Bilali 61), Emini (K. Rapo 88), M. Kame. Trajner: D. Kushe

Elbasani: Gurra, Gjorga, Jaupi, Gjini (Xhafka 51), Ozuni, Uruçi, Lleshi (Gjeli 84), Zogu, Broshka, Lamçja (Bezhani 62), Fero. Trajner: A. Kila

Shënues: Gjorga 2 (aut), M. Kame 73

Kartonë të verdhë: N. Rapo, M. Kame, Buleçi / Lamçja, Uruçi, Gjorga

Gjyqtarë: K. Jasharllari, G. Kamolli, E. Amolli (Pogradec)

Skënderbeu për të rinj, pas humbjes së një jave më parë 5-0 në Durrës, i është kthyer fitores 2-0 në shtëpi, ndaj një rivali për vendet e kreut, siç është Elbasani. Takimin e djeshëm në aneksin e stadiumit e ka ndjekur edhe trajneri i Skënderbeut për të rritur, Stanislav Levi, ndërkohë që qysh në startin e takimit, madje pa kaluar as 120 sekonda, Miho gjuan fuqishëm në hyrje të zonës dhe elbasanasi Gjorga nuk ka se çfarë të bëjë, veçse ta dërgojë topin në rrjetën e vet.

Në minutën e 23-të, miqtë me anë të Lamçes humbasin rastin më të pastër, teksa i vetëm përballë portës gjuan jashtë. Franksioni i dytë i ndeshjes, përveç disa rasteve për të dyja skuadrat, sjell edhe golin e dytë për vendasit. Mario Kame bën gjithçka vetë në zonën mike dhe shënon një gol të bukur, çka i jep këtë fitore kthese Skënderbeut, që në shtëpi dhuron ndeshje vërtet të bukura, por në transfertë vuan shumë. Leonard Trebicka

Goli i Ketës mposht vlonjatët

Dinamo Flamurtari 1-0

Dinamo : Laço, Tujani, Cuci, Turtulli, Mnjekaj, Bozhanaj, Prendi, Keta, Dita, Lubonja, Bajaziti (u aktivizuan: Matraku, Dikollari ). Trajner: D. Mehmeti

Flamurtari: Dergjini, Kuçi, Hysi, Xhaferri, Hametaj, Brozi, Nelaj, Nurçe, Shehu, Qejvani, Hoxha. Trajner: A. Behari

Shënues: Keta 27

Gjyqtarë: L. Haka, A. Bami, R. Hoxhaj (Tiranë)

Ndryshe nga 17-vjeçarët dinamovitë, 19-vjeçarët kanë arritur të marrin një fitore të merituar e të mundimshme përballë Flamurtarit me një karakter të rëndë në fushën e lojës. Minutat e para të lojës flasin për Dinamon, që kërkon me ngulm golin. Nuk zgjat më shumë se 27 minuta rezistenca e vlonjatëve dhe Keta i thyen ata, duke realizuar golin për të tijtë. Djemtë e drejtuar nga Dritan Mehmeti arrijnë të mbajnë nën zotërim lojën deri në fundin e pjesës së parë.

Ndërsa në të dytën ata që i dalin për zot fushës janë miqtë. Qejvani është i papërmbajtshëm për sulmin e Flamurtarit, por edhe mbrojtja kryeqytetase ndodhet në një nivel të lartë me Cucin dhe Turtullin që nuk lejojnë hapësira. Në minutat e fundit vërehen shenjat e lodhjes dhe skuadrat nuk kanë më atë ritëm, ndaj dhe rastet për shënim pakësohen. Me golin

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›