E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi A: Tërbuni merr arratinë me serbin Pavloviç

Sulmuesi ka shënuar 3 gola në sfidën me Sukthin dhe tashmë pukjanët janë 4 pikë para


Rezultatet e javës së 8-të

LUZI 2008 VELEÇIKU    2-0

ERZENI KORABI 3-1

TERBUNI SUKTHI           4-2

OLIMPIK EGNATIA        2-1

PASHTRIKU – pushim

 

Renditja

1.Tërbuni                   19        6          1          0          15-5

2.Sukthi                     15        5          0          2          14-8

3.Luzi 2008   13        4          1          2          11-6

4.Olimpik                  11        3          2          2          13-8

5.Erzeni                     10        3          1          3          9-10

6.Veleçiku                 9          2          3          2          7-5

7.Egnatia                    6          1          3          4          3-6

8.Korabi                     5          1          2          4          4-9

9.Pashtriku                1          0          1          6          6-24

Java e 9-të (27.11.2011)

SUKTHI – OLIMPIK

KORABI – TERBUNI

VELEÇIKU – ERZENI

PASHTRIKU – LUZI 2008

EGNATIA – pushim

 

Serbi Pavloviç udhëheq Tërbunin


Nga Riza Tafilaku

 

Tërbuni Sukthi     4-2

Shënues: Pavloviç 6, 52, 60 (11-metërsh), Kurtaj 92 / Vora 15, 35

Tërbuni: Çitozi, Betkoviç, Shala, Begaj, Mone, Udeke, Muça, Çoba, Shahini, Pavloviç,Kurtaj. Trajner: G.Stojku.

Sukthi: Doda, Kalluci, Kullolli, Curri, Balla, Goxhaj, Qato, Dellallisi, Hatija, Loci, Vora (Baruku). Trajner: Xh.Kapllani.

Gjyqtarë: B.Ziri, E,Veseli, Sh,Ziri (Fushë-Krujë)

Kartonë të verdhë: Kullolli, Baruku, Pavloviç

Karton i kuq: Udeke

Një atmosferë festive në qytetin e Pukës ka filluar që dje në mëngjes, në pritje të ndeshjes me Sukthin rival. Kjo atmosferë u spostua në orën 14:00 në stadiumin e këtij qyteti, që ishte mbushur nga sportdashësit vendës, nisur nga pozicioni që kishin në tabelë të dy ekipet. Tërbuni e ka nisur mirë ndeshjen, duke u hedhur në sulm. Pas 6 minutash, sulmuesi Pavloviç finalizon një aksion model, duke goditur fort dhe 1-0. Ky gol i shpejtë sikur i kënaq pukjanët, që lëshojnë në lojë dhe Sukthi përfiton dhe barazon 1-1. Nga një goditje dënimi, Vora e përplas topin në rrjetë.

Loja bëhet më e bukur dhe janë përsëri miqtë, të cilët shënojnë. Është përsëri Vora që dyfishon me anë të një goditjeje dënimi. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e miqve, ndërkohë që e dyta nis me furinë e pukjanëve. Kurti dhe Çoba janë pranë barazimit, por nuk arrijnë. Këtë gjë e bën serbi Pavloviç në minutën e 52-të.

Pas 8 minutash po ky futbollist shndërron në gol një 11-metërsh të dhënë në favor të Tërbunit. Pukjanët çlirohen dhe e kontrollojnë lojën deri në fund, madje në minutën e 2-të shtesë shënojnë edhe golin e 4-t me anë të Kurtajt. Nuk ka munguar edhe tensioni në këtë ndeshje nga stoli i Sukthit. Me këtë fitore Tërbuni fillon shkëputjen, duke hedhur hapa të sigurt drejt kategorisë së parë.

Erzeni mposht Korabin në pjesën e dytë

Nga Hysen Varoshi

Erzeni Korabi 3-1

Shënues: Bllaca 4, Arapi 50, Jazexhiu 85 / Mziu 2

Erzeni: Haxhi, Molla, Bajrami, Sharka, Halili,Troplini, Bllaca, Shera

(Jazexhiu 55), Xhenari (Lamnica 55), Arapi, Gjura (Tuda 80).

Trajner: F.Dollaku.

Korabi: Bukri, Ndreka, Sinani, Doçi, I.Doçi, Gjana (Toska 80), Alimani, Mziu (Vojka 35), Adili (Duka 80), Brehasani, Merdini.

Trajner: Sh.Toska.

Gjyqtarë: B.Breshanaj, A.Nase, B.Berjolli (Tiranë)

Karton i kuq: Vojka

Ndeshja mes Erzenit dhe Korabit ka filluar me 25 minuta vonesë, sepse në stadiumin e Shijakut nuk janë paraqitur forcat e rendit. Shijakasit janë befasuar me fillimin e lojës, pasi që në minutën e 2-të Korabi ka kaluar në epërsi. Top i gjatë në zonën e Erzenit, Mziu kalon mbrojtjen dhe shënon, 1-0. Por rezultati barazohet pas 3 minutash, kur Arapi pason saktë për Bllacën, që nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Halili humbet një tjetër rast pas pak minutash, pasi pret portieri Bukri.

Në minutën e 25-të, Bllaca godet rreptë dhe topi përplaset në traversë. Erzeni është më i qartë në lojë, por goli nuk po del. Miqtë aplikojnë mirë pozicionin jashtë loje dhe 45 minutat e para mbyllen në barazim, 1-1. Pjesa e dytë nis vrullshëm nga vendësit, që pas 5 minutash kalojnë në epërsi. Xhenari pason saktë për Arapin, i cili shënon me kokë.

Po ky lojtar më pas godet shtyllën, ndërsa në të 70-ën Bllaca nuk arrin të kalojë Bukrin përballë tij. Të njëjtën gjë ai bën edhe pas 10 minutash, ndërkohë që rezultatin e vulos Jazexhiu 5 minuta para fundit, pas pasimit të saktë të Xhanarit. Ndeshja u zhvillua korrekte dhe pa probleme. Korabi, me një ekip të ri, la përshtypje të mira në Shijak.

Luzi nuk fal me Veleçikun, i afrohet kreut

Nga Leonard Dushku

Luzi 2008 Veleçiku         2-0

Shënues: Grimçi 21 (autogol), Droboniku 88

Luzi 2008: Miraka,Lusha, Kapo, Melani, Lecini, Allushi, Gega, Buna (Dahriu 72) Lena (Shinko 88), Droboniku, Shkoza. Trajner: L.Lusha.

Veleçiku: Dorzaj, Çobaj, Rajçeviç (Duli 74), Banushi, Lopçi, Miculi, Grimçi (Zymeraj 71), Lika, Çokaj, Çela, Osmani. Trajner: B.Duli.

Gjyqtarë: A.Kamberaj, E.Hatro, G.Velçani (Patos)

Katronë të verdhë: Buna, Lusha, Lecini, Çela, Duli (2)

Karton i kuq: Duli

Luzi 2008 ka bërë detyrën në fushën e tij, ku dje ka pritur ekipin e Veleçikut. Me nga një gol në çdo pjesë, ekipi vendës ka marrë një tripikësh shumë të rëndësishëm, që e afron me vendin e dytë, pasi Sukthi është mundur dje në fushën e Tërbunit. Epërsia e Luzit ka qenë e dukshme që në fillim të ndeshjes dhe rastet për shënim nuk kanë munguar, por rezultati do të zhbllokohej në minutën e 21-të.

Grimçi, në përpjekje për ta larguar topin nga zona, e ka dërguar në rrjetën e tij, duke shkaktuar autogol. Pjesa e dytë ka dhuruar më shumë emocione, por edhe ajo, pavarësisht rasteve të shumta në portën e miqve, do të sillte vetëm një gol, madje dy minuta para fundit. Ka qenë beratasi Droboniku që ka dyfishuar rezultatin e kësaj ndeshjeje, por duhet theksuar se Luzi nuk e ka vënë për asnjë moment në diskutim fitoren.

Nga ana tjetër, drejtuesit e ekipit vendës kanë kundërshtuar vendimet e gjyqtarit në ldihje me kartonët e shumtë të verdhë të dhënë për lojtarët e tyre. Ndërkaq, vendësit kanë pretenduar edhe dy 11-metërsha, që, sipas tyre, u janë mohuar nga kryesori Kamberaj. Veleçiku e ka mbyllur ndeshjen me 10 vetë, pasi Duli ka marrë dy kartonë të verdhë dhe ka dalë nga fusha, duke ia lehtësuar punën Luzit.

Olimpiku thyen Egnatian me dygolëshin e Lamajt

Nga Erjon Hamitaj

Olimpik – Egnatia 2-1

Shënues: Lama 23, 89 / Vrapi 64

Olimpik: Myrta, Shima, K.Fuçia, Duqi (Rrapo 46′), Biba, Brahja, Rrapo, Londo (Kaca 90′), Lama, E.Fuçia, M.Fuçia (Lleshi 58′). Trajner: N.Çoçlli.

Egnatia: Çako, Veliu (Dauti 64′), Çemeri, Kazazi, Leka, Kaso, Rakipi, Mahmutaj, Vrapi, Lepi, Pici. Tra

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›