Ndalet Tirana, Vllaznia edhe më pranë
Në derbin e kryeqytetit mes Shkëndijës Tr. dhe Tiranës nuk ka fitues, ndërsa Shkodranët fitojnë bindshëm në Durrës me Shkëndijën Dr. Humbet edhe Dinamo
Ndalet Tirana, vërshim mjeshtëror
Tirana Shkëndija Tr. 1-1
Tirana: Saraçi, Cake, Jonuzi, F. Llagami (Karameto 54), Tabaku, Kurti (Shyti 41), Vatnika, Ar. Sallaku, Al. Sallaku, S. Sallaku (Haxhiu 41), H. Llagami. Trajner: L. Sengla
Shkëndija Tr.: Spahiu, Lila, Teqja, Ndreu, Laci, Zuna (Lleshi 74), Thaçi, Trebicka (Biduli 52), Zela, Tirana (Kondakçi 58), Nuri. Trajner: G.Mahmutaj
Shënues: Jonuzi 81 (11-m) / Zela 30
Kartonë të verdhë: Jonuzi, H. Llagami, Al. Sallaku / Spahiu, Teqja, Ndreu, Thaçi, Nuri
Gjyqtarë: K. Bajrami, E. Dyrmishi, E. Mustafaj (Tiranë)
Tirana e drejtuar nga Sengla ka barazuar me vështirësi në fund, kur penalltinë e fituar mjeshtërisht nga Tabaku e ka kthyer në gol Jonuzi, pasi Shkëndija shënoi e para me goleadorin Zela. Bardheblutë e vegjël rrezikuan disa herë, madje e kërkuan golin me Tabakun, Caken që lëshoi një predhë me të djathtën, e cila është grushtuar nga portieri Spahiu. Miqtë, pasi shënuan golin e parë, në pjesën e dytë donin të fitonin kohë dhe stimulonin në fushë.
Mirëpo avantazhi i tyre do të zgjaste deri në të 80, kur Xhulio Tabaku, pasi ka kaluar dy futbollistë miq, me topin në zotërim në zonë është ndalur në mënyrë të parregullt nga Thaçi dhe gjyqtari ka akorduar një 11-m, të cilin e ka kthyer në gol Jonuzi. Bardheblutë kanë marrë një pikë, ndërsa kryesojnë me meritë kampionatin. Erjon Saliu
Resulaj, humbja e Dinamos
Dinamo Flamurtari 0-1
Dinamo: Gjonikaj, Hasani, Sulemanaj, Lazri, Mehdihoxha, Meta, Vaka, Qilimi, Horalli, Muça, Kaloshi ( u aktivizua: Bredasi). Trajner: I. Binjaku
Flamurtari: Xhekaj, Borakaj, Dumani, Mina, Llanaj, Koçani, Zeqaj, Shenaj, Bregu, Qarri, Resulaj (u aktivizuan: Alikaj, Aliaj, Kondi). Trajner: A. Nini
Shënues: Resulaj 17
Kartonë të vedhë: Horanlli, Mehdihoxha / Resulaj, Qarri
Gjyqtarë B. Kaimi, E. Doda, E. Karaj (Tiranë)
Ndalesa e parë në shtëpi për dinamovitët. Si duket, mungesa e trajnerit të parë ndikon shumë për skuadrën blu të kryeqytetit, të cilët edhe Tiranën, që është kryesuese, e kanë ndalur në fushën e tyre. Në pjesën e parë djemtë e drejtuar nga Igli Binjaku kanë bërë diferencën në fushën e lojës edhe pse janë ndëshkuar nga një gol që nuk e mendonin për ato minuta. Resulaj bën një shkëputje nga mesfusha dhe i afrohet portës, gjuan dhe shënon.
Vlonjatët i gëzohen këtij goli të shënuar në minutën e 17-të dhe futen në dhomat e zhveshjes, duke menduar për të ruajtur rezultatin. Në pjesën e dytë skuadra dinamovite del në lojë për të shënuar golat që do ti sillnin pikë, por nuk ndodh, pasi vlonjatët qëndrojnë në mbrojtie dhe mbajnë rezultatin nën kontroll. Nuk ka më minuta dhe takimi mbyllet me fitoren e merituar të Flamurtarit në Tiranë. Erjon Hamitaj
Thomai nderon durrsakët
Besëlidhja Teuta 0-1
Besëlidhja: Jakaj, Dashi, Vocaj, Dodaj, Pica, Zhejani, Flejvi, Simonaj, Muça, Marku, Përgjini (u aktivizuan: Bilbili, Kalaj, Zefaj). Trajner: O. Gjurashi
Teuta: Tepshi, Maloku, Gjyzi, Tema, Keç, Deliaj, Taullaj, Ballgjini, Koç, Thomai, Vora (u aktivizuan: Kastrati, Myrtezani, Përlleshi). Trajner: L. Sejdini
Shënues: Thomai 58
Kartonë të verdhë: Marku, Zefaj / Thomai
Gjyqtarë: F. Borova, S. Ahmeti, G. Krymi
Durrsakët arrijnë të marrin tri pikë me shumë vlera në Lezhë përballë një skuadre që tregoi karakter në fushën e lojës. Në pjesën e parë skuadrat kanë qenë të barabarta për sa i përket potencialit sulmues dhe atij mbrojtës. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura dhe gjithçka mbetet për tu parë në pjesën e dytë.
Trajnerët bëjnë zëvendësimet përkatëse, ndërsa ato më efikase qëndrojnë për miqtë nga Durrësi, të cilët vendosen mirë në fushë dhe ndërtojnë aksione sulmuese njëri pas tjetrit, duke konkretizuar me gol në minutën e 58-të. Thomai mendon për të tijtë, duke shënuar golin me vlerën e tripikëshit dhe i jep një avantazh për të qëndruar ende në krye të tabelës skuadrës së tij. Miqtë mundohen të barazojnë, por është e pamundur. Me kaq gjyqtarja Fatjona Borova mbyll këtë takim. Andi Vëndresha
Durrsakët i nënshtrohen Vllaznisë
Shkëndija Dr. Vllaznia 0-3
Shkëndija Dr.: Kastrati, A. Kllari, Kela, Bajrami, Xhakoni, Tanushi, Matmuja, Malellari, Vllahi, Shkëmbi, Milla (u aktivizuan: Dalipi, Dedej, Ibrahimi).
Trajner: A. Domi
Vllaznia: Harlicaj, Ruçi, Pjeshka, Gurishta, Hasaj, Zogu, Borshi, Kozmai, Kalaja, Jakova, Kabuni (u aktivizuan: Hasani , Dyca). Trajner: E. Çaku
Shënues: Kabuni 35, Kalaja 50, Dyca 65
Karton i verdhë: Gurishta
Karton i kuq: Gurishta, Malellari
Gjyqtarë: A. Paço, I. Begaj, H. Troka (Fier)
Nuk ka pasur shumë histori ndeshja mes 17-vjeçarëve të Shkëndijës së Durrësit dhe Vllaznisë. Shkodranët, kampionët në fuqi, e kanë dominuar takimin, çka reflektohet edhe nga rezultati 0-3 në favorin e tyre. Të zotët e shtëpisë nuk janë shfaqur të tillë në fushën e blertë, pasi futbollistët e Vllaznisë kanë treguar nivel më të lartë loje. Shkëndija, e nxitur nga faktori fushë, ka kërkuar të përfitojë qysh në minutat e para, por Vllaznia është shfaqur me rezultative.
Në minutën e 35-të, pak para se të përfundonte pjesa e parë, Kabuni i ka kaluar në avantazh miqtë. Shkëndija shkon në dhomat e zhveshjes e demoralizuar dhe nuk arrin të reagojë në 40-minutëshin e dytë. Madje janë miqtë nga Shkodra ata që dominojnë edhe në këtë pjesë. Kalaja, pjesëtar i përfaqësueses U-17, kalon në avntazh të dyfishtë Vllazninë në minutën e 50-të, ndërsa Dyca, 15 minuta më pas, shënon golin e tretë dhe të sigurisë për miqtë. Përfundimisht 0-3 për Vllazninë, që shfaqet me pretendime serioze edhe në këtë sezon. Dorian Agolli
Partizani, zot shtëpie në Laç
Laçi Partizani 0-4
Laçi: Ujka, Meta, Kërtulla, Biba, Hoxha, Lleshi, Dika, Mihana, Ndoj, Dodaj,Veseli (u aktivizuan: Bruka, Mardhoqi, Lepuri). Trajner: N. Tarazhi
Partizani: Ndoj, Agalliu, Gjoni, Çema, Lila, Zhezha, Plloçi, Gjinaj, Drita, Mina, Hafuzi (u aktivizuan: Rada, Roshi, Aliaj). Trajner: G. Tomorri
Shenues: Drita 5, Hafuzi 25, 35, Roshi 80
Kartonë të verdhë: Dodaj
Gjyqtarë: B. Drangu, J. Podgorica, Z. Lazri (Shkodër)
Kjo sfidë nis mjaft e shpejtë me protagonistë miqtë nga Tirana, që arrijnë të kalojnë në avantazh qysh në minutën e 5-të. Drita ekzekuton saktë një goditje këndi dhe topi i gjuajtur prej tij përfundon direkt e në rrjetë, duke shtangur vendasit. Tri minuta më vonë Mina del përballë Ujkës dhe ka mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin, por portieri vendas pret mjaft bukur. Në minutën e 25-të Hafuzi shënon golin e dytë për Partizanin pas mosmarrëveshjes mes mbrojtësve dhe portierit.
Në minutën e 30-të vendasit kanë kontaktin e parë me portierin e të kuqeve, Ndoj, teksa Dodaj godet nga distanca, por gjuajtja është ballore e pa probleme për gardianin e Partizanit. Hafuzi shënon golin e 3-të për miqtë, duke shfrytëzuar mjaft mirë një top të hedhur pas shpinës së mbrojtësve, duke mbyllur këtë pjesë të parë në avantazhin e 3 golave për Partizanin. Pjesa e dyte nuk rezervon surpriza. Roshi, i futur në fushë në pjesën e dytë, shënon golin e 4-t për miqtë në fund të takimit. Altin Preçi
Liqenorët fundosin Adën në Pogradec
Pogradeci – Ada 6-1
Pogradeci: Molla, Shkëmbi, Cina (Blacëri 60′), Zeqollari, Lipo, Berberi, Alillari, Kujtimi (Blacëri 73), Spart