Rahovec: Lirohet i rrëmbyeri, arrestohen dy të dyshuar

Rahovec, 3 gusht - Më 2 gusht, rreth orës 22:00, policia e stacionit policor në Rahovec përmes telefonit ka pranuar një informatë nga ankuesi M. B., i cili ka raportuar se është rrëmbyer djali i tij B. B. nga dy persona të dyshuar pesë minuta më herët.
Sipas ankuesit, djali i tij ishte rrëmbyer para shtëpisë së tij në një fshat të komunës së Rahovecit.
Të dyshuarit S. K. dhe H. K. kanë kapur viktimën me forcë e kanë vendosur në një automjet dhe e kanë dërguar në një fshat tjetër po në komunën e Rahovecit.
Të dyshuarit kanë përdorë dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës derisa e kanë mbajtur të izoluar.
Pas një operacioni të planifikuar mirë njësit patrulluese të stacionit policor të Rahovecit kanë shkuar në vend-ngjarje dhe fillimisht kanë biseduar me babain e viktimës së rrëmbyer, ndërkohë në bazë të informatave preliminare njësit patrulluese kanë identifikuar vendin se ku është duke u mbajtur viktima i rrëmbyer dhe në mënyrë të organizuar dhe të menduar mirë, kanë zbuluar saktësisht vendin e mbajtjes së viktimës.
Njësitë patrulluese të stacionit policor të Rahovecit të asistuar edhe nga njësitë speciale operative, kanë arritur që të bisedojnë me të dyshuarit dhe pas negociatave kanë arritur që t’i bindin të dyshuarit që viktimën ta lirojnë në mënyrë vullnetare në duart e policisë dhe të njëjtin e kanë dorëzuar viktimën pas disa minutash negociata.
Të dyshuarit janë arrestuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit ju është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë ndërkohë lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë e hetimeve rajonale të Prizrenit, ka njoftuar policia nëpërmjet një komunikate.