Vrasje në Fushë Kosovë, arrestohet një i dyshuar

Prishtinë, 3 gusht - Mbrëmë rreth orës 01:00, është plagosur për vdekje Rasim. G. i moshës rreth 60 vjeçare, nga persona të panjohur, të cilët të maskuar kishin tentuar të plaçkisin në shtëpinë e tij.
Zyrtarët policorë në stacionin policor në Fushë Kosovë kanë pranuar informatën për një rast gjuajtje me armë zjarri. Të shtënat janë dëgjuar në një shtëpi banimi në fshatin Vragoli, komuna e Fushë Kosovës, ku dyshohej se mund të ketë edhe persona të plagosur, ka raportuar RTK.
Sipas një njoftimi të policisë, me të marrë informatën policët menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku një person kishte marrë lëndime të rënda trupore nga arma e zjarrit.
Viktima tani i ndjerë Rasim. G. pasi që i ka vërejtur personat e dyshuar është konfrontuar dhe pas konfrontimit me të dyshuarit ata kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Personi plagosur menjëherë është transportuar për në QKUK, mirëpo si pasojë e plagosjes ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.
Njësit patrulluese së bashku me hetuesit kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe në bazë të informatave preliminare dyshohet se dy persona të dyshuar dhe të maskuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës me qëllim për të plaçkitur.
Në afërsi të vendit të ngjarjes është ndaluar një veturë e llojit BMW me targa KS dhe ngasësi i po të njëjtës veturë është arrestuar nga ana e policisë pasi që dyshohet se i njëjti ka lidhshmëri personat e dyshuar që kanë kryer veprën penale të vrasjes. Ndërkohë në vend ngjarje kanë arritur edhe njësit tjera shtesë si: njësitë e hetimeve rajonale të Prishtinës njësitë e krim-teknikës, njësia K-9 si dhe prokurori i Gjykatës së Qarkut.
Të gjitha njësitë policore të cekura më lartë janë duke punuar në mënyrë intensive për identifikimin, zbulimin dhe arrestimin edhe të personave të tjerë të dyshuar.