Biznesi, kush ‘spiunon’, përjashtohet nga gjobat
Fabiola Çela
Nëse ‘spiunon’ bizneset e tjerë që nënshkruajnë marrëveshje të ndaluara sic është karteli, ateherë nuk do të gjobitesh. Autoriteti i konkurencës ka miratuar rregulloren e re “për gjobat dhe leftësimin prej tyre”. Sipas kësaj rregulloreje komisioni mund të japë lehtësim të plotë nga çdo gjobë, nëse një ndërmarrje është e para që ndihmon në zbulimin dhe ndalimin e marrëveshjes së të ndaluar.
Rregullorja
Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e fundit ka miratuar rregulloren e re “Për gjobat dhe Lehtësimin prej tyre”. Sipas një deklaratë të autoritetit “Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i metodologjisë, me anë të së cilës Autoriteti i Konkurrencës llogarit gjobat që vendosen ndaj ndërmarrjeve, të cilat shkelin Ligjin “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, si dhe lehtësimin e tyre nga gjobat në rastet e bashkëpunimit me Autoritetin e Konkurrencës për identifikimin e marrëveshjeve të ndaluara. Pjesa më e rëndësishme për biznesin në këtë rregullore është mundësia që ju jepet ndërmarrjeve për të përfituar heqjen e plotë osë pjesshëm të gjobës në rast se bashkëpunojnë me Autoritetin. Sipas kësaj rregulloreje, Komisioni mund të japë lehtësim të plotë nga çdo gjobë, nëse një ndërmarrje është e para që ndihmon në zbulimin dhe ndalimin e marrëveshjes së të ndaluar(si rastet kartel), si dhe në përcaktimin e personave përgjegjës duke siguruar prova dhe të dhëna, të pazotëruara më parë nga Autoriteti, që i mundësojnë këtij të fundit të fillojë një hetim në lidhje me një marrëveshje të ndaluar ose të zbulojë një shkelje në bazë të Ligjit. Ndërmarrja që kërkon lehtësim të plotë nga gjobat, paraqet pranë Autoritetit një kërkesë për t’u konsideruar e imunizuar plotësisht ose pjesërisht nga gjoba dhe autoriteti në bazë të ligjit ruan anonimatin e ankesës apo denoncimit të saj. Me përfundimin e procedurave hetimore, Komisioni i Konkurrencës vlerëson imunitetin nga gjoba për ndërmarrjen/ndërmarrjet që bashkëpunojnë dhe vendosjen e gjobës për ndërmarrjet e tjera pjesëmarrës enë kartel, gjoba që në bazë të Ligjit janë të përcaktuar nga 2-10 për qind të xhiros vjetore, një shifër e konsiderueshme kjo për tu marrë në konsideratë nga ndërmarrjet që marrin pjesë në marrëveshje të ndaluara”.