E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Jam i lumtur për golin

Erjon Bogdani rikthehet si titullar te Livorno dhe gjen golin e dytë në këtë kampionat, pas atij të shënuar kundër Juventusit. Rrjeta e sulmuesit kuqezi i ka dhënë 1 pikë skuadrës toskane, në barazimin 1-1 me Rexhinën. "E kemi kërkuar me ngulm fitoren, provuam deri në fund. Është për të ardhur keq që nuk arritëm të merrnim pikët e plota", tha Bogdani. "Jam i lumtur për golin që shënova, por do të isha edhe më shumë nëse Livorno do të kishte fituar". Loja e shqiptarit është vlerësuar maksimalisht: ai ka qenë ndër më të mirët në fushën e lojës. "Meriton notën 7, të shpresojmë se është zgjuar, edhe sepse përveç golit, Bogdani ka bindur me paraqitjen e tij: hap lojën për shokët e skuadrës dhe kur ka pasur mundësi shfaqej i rrezikshëm. Ekzekutimi me kokë në momentin e golit ishte perfekt", citohej në vlerësimin për lojtarin. Edhe trajneri Kamoleze e ka vlerësuar rrjetën e realizuar: "Shpresoj që goli i shënuar nga Erjoni të ketë qenë shumë i rëndësishëm për ta zhbllokuar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›