Raikonen: “Nisem si i barabartë me Masën”

Mugelo (Itali)- "Do të nisem si gjithmonë si i barabartë me Masën. Më pas, në një moment të caktuar skuadra do të vendosë se për kë do të ketë prioritet". Kjo është deklarata e Kimi Raikonen. Finlandezi flet edhe për Hemiltonin, i zgjedhur nga një revistë britanike si piloti i vitit 2007. "Fitohet në pistë. Llogariten 10 pikë ata që janë fitojnë dhe klasifikimi në kampionat dhe jo pikët e dhëna nga një revistë". Piloti i skuderisë së kuqe sheh sërish një sfidë Ferrari-Meklaren: "Por, është shtuar dhe Alonso. Kjo do të varet nga makian që do t'i japin".
MASA- Piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Masa, thotë se shpreson të ketë më shumë fat në vitin 2008. "Ekipi funksionon si grup. Më kanë njohur 100 për qind të asaj që kam bërë. Nëse do të kem shanse për të fituar do të bëjnë gjithcka për të më ndihmuar. Nuk kam dhënë më pak se Kimi. Deri në garën e Monzës isha përpara në klasifikim. Atje ndodhi edhe momenti më i shëmtuar për mua, për shkak të një problemi mekanik. Kisha potencialin e duhur për të fituar".
VURC- Piloti austriak Aleksandër Vurc do të jetë koalidatori i skuderisë Honda dhe do të testojë makinën e re "Honda-RA108", më 22 janar në cirkutin e Valencias në Spanjë. "Aleks ka njëmbëdhjet vjet eksperiencë në nivel të lartë në Formula 1 dhe do të na ndihmojë të rrisim makinën e re", - deklaroi, ish-ferraristi Ros Braun, tashmë në stafin drejtues të skuderisë japoneze.
Albania Sport