Ujkani nuk vjen. Llani: “Ndihem i vlerësuar”

Tirane (Shqiperi)- Ka nisur jo me pak probleme prag-aventura e kuqizinjve në Antalia të Turqisë. Pas refuzimit të trajnerëve për të dërguar lojtarët e tyre (Dinamo, Vllaznia), lojtarëve që nuk kanë mundësi të provohen nga trajneri holandez Ari Han, i është shtuar edhe portieri i Shpresave të Shqipërisë dhe Palermos në Itali, Samir Ujkani. Në vend të tij është thirrur Ervin Llani, titullar i padiskutueshëm te Shkumbini, por edhe me një paraqitje pozitive te skuadra përfaqësuese U-21. "Ndihem shumë i kënaqur për një ftesë të tillë, por edhe i befasuar njëkohësisht, pasi lista ishte shpallur një ditë më parë dhe emri im nuk figuronte", - tha Llani në linjë telefonike. "Nuk mund të them asgjë më shumë vecëse të falenderoj të gjithë ata që besojnë tek aftësitë e mia dhe trajnerin Han", tha 24 vjecari Llani. "Kombëtarja? Le të shpresojmë".
Albania Sport