Rajmonda Stefa: Rikandidimi i Ramës e ardhme e zymtë në PS
Kundërshtarët e zotit Rama brenda selisë rozë intensifikojne takimet me mbështetësit e tyre në bazë, pak javë përpara mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm. Në një intervistë për TV Klan anëtarja e Asmblesë së PS-së, zonja Rajmonda Stefa deklaron se në themel të këtyre diskutimeve është njohja paraprake me platformën që do të paraqesë në kongresin e 29 gushtit anëtari i asamblesë së PS-së Ben Blushi. Platformë kjo që përqendrohet në tre shtylla kryesore, e ardhmja staturore dhe ajo programore si dhe pozicioni i PS-së në opozitë. Por mbajtja e kongresit të jashtëzakonshëm në 29 gusht, hap njëkohësisht dhe garën për kreun e ri të Partisë Socialiste, pas ndërprerjes së mandatit të zotit Rama nga posti i kreut të selisë rozë. Për zonjën Stefa, një rikandidim nga ana e tij paralajmëron një të ardhme të zymtë në PS, duke shënuar kështu dhe disfatën e rradhës për socialistët.
Deklaratat e zonjës Stefa, vijnë në një kohë kur brenda kupolës rozë, por dhe në bazë, zërat që i kërkojnë zotit Rama të largohet po shtohen dita – ditës. Aksioni poliitk i dy prej kundërshtarëve të Ramës, Ben Blushit dhe Arben Malajt, ka nisur të ravijëzohet përmes platformave dhe projekteve konkrete që pritet të marrin udhë në kongresin e 29 gushtit.