E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth botës më Valentino Rossi

E thënë kështu duket sikur sportisti i njohur është një personazh i novelës së Xhyl Vernit, “Rreth botës në 80 ditë” por në të vërtetë karrierës së tij mund ta krahasojmë me veprën e famshme të shkrimtarit francez. Në fakt Vale Rossi me motorrin e tij në kategroinë Moto GP i ka rënë qark perimetrit të tokës 2 herë në këto 10 vjet. Rossi sipas një llogarie të bërë nga Gazzetta dello Sport në prova dhe gara ka përshkuar gjithësej 85.944 kilometra. Kjo distancë e përktheyr në kohë është 21 ditë, 16 orë e 52 minuta. Vetëm këtë vit Vale ka bërë 4.964 kilometra, 1165 në gara dhe 3799 në prova. 5 kampionatet e fituara kanë bërë që Valentino Rossi të harxhojë 3520 goma dhe rreth 14 mijë litra benzinë. Kjo karrierrë e tij në Moto GP po shkëlqen pasi këtë vit është favoriti kryesor për t’u shpallur kampion dhe ka kohë të bëjë më shumë ndoshta dhe një tjetër xhiro rreth botës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›