E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajs: “Ftesat e NATO-s për “A 3” stabilitet për Ballkanin”



Anëtarësimi në NATO i vendeve të Kartës së Adriatikut do të sjellë stabilitetin e domosdoshëm të Europës Juglindore. Kështu është shprehur sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs, gjatë një interviste të dhënë për gazetën amerikane “Washington Times”. “Hyrja e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në Aleancë do të ishte faktor stabilizues për Ballkanin në kohën kur kjo është e domosdoshme. Mendoj se këto tre vende treguan vlerat e tyre, duke u përfshirë edhe në disa nisma të sigurisë”, - theksoi sekretarja Rajs. Lidhur me kontestin e emrit mes Athinës dhe Shkupit, sekretarja amerikane nënvizoi se shpreson që Greqia nuk do të pengojë pranimin e Maqedonisë në Aleancë dhe se sipas saj bisedimet për emrin do të rezultojnë të suksesshme deri në Samitin e Bukureshtit. “Nuk do të më vinte mirë nëse do të pengohej kjo, por shpresoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje dhe do të pranojnë propozimet e ndërmjetësit Metju Nimiç”, - është shprehur sekretarja Rajs.

31 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›