Rajs: Presidentin nuk do ta tradhtoj kurrë
Zonja sekretare, cilat mendo
ni se do të konsiderohen si
arritjet më të mëdha të
punës suaj në përfundim të mandatit?
Është shumë e vështirë të gjykosh një
administratë, kur ajo sapo ka përfunduar
funksionin e saj. Vlerësimet për punën që
ka bërë zakonisht bëhen pas shumë vitesh.
Por, nëse do t‘i hidhja një vështrim periudhës
që po lë pas dhe do të bëja një
vlerësim, do rendisja si parësor dhe kryesor
faktin se administrata ka mbrojtur dhe
shtuar aleancat kyçe të SHBA-së në botë në
mënyra shumë thelbësore, si përmes
zgjerimit të kufijve të NATO-s, një aleancë
që në vitet ‘90 pakkush e kishte idenë se
përse do të shërbente, apo edhe përmes
përçuarjes së demokracisë në Lindjen e
Mesme. Mendoj se Iraku do të dalë në pah
si vendi i parë demokratik në rajon dhe kjo
do të ketë ndikimin e saj edhe në vende të
tjera.
Nëse shihni pas në kohë, a
shquani gabime në punën tuaj, ose
gjëra që do t‘i kishit bërë ndryshe
sot?
Oh, sigurisht. Ka shumë syresh...
Dikur jeni shprehur se kishit
bërë të paktën 100 gabime taktike.
Sigurisht dhe e përsëris prapë, por kur
je e përfshirë në ngjarje që sjellin ndryshime
të mëdha historike, ndodh që të
bësh edhe gabime. Në Irak, për shembull,
u përqendruam më shumë se sa duhej në
Bagdad.
Po gabime të tjera?
E kam thënë edhe më parë, se nuk e
trajtuam siç duhet çështjen e Protokollit
të Kiotos, por edhe gjatë fushatës
elektorale deklaruam se nuk do ta
mbështesnim. Në atë kohë nuk e
dinim se çështja do të bëhej aq e
madhe dhe aq e rëndësishme.
Ndoshta mund të kishim gjetur
një tjetër mënyrë përballimi të
situatës.
11 shtatori ishte një
tronditje jo vetëm për
Shtetet e Bashkuara, por
për tërë bo-tën dhe
gjeneroi një kundërpërgjigje
kolosale emocio-
nesh e vendimesh.
A mendoni se administrata
reagoi më
shumë se sa duhej?
Kam folur me dikë
së fundi, pikërisht
mbi këtë problem. Që
nga ajo kohë kanë
kaluar 7 vjet dhe është
e vështirë që të
mbash mend çdo gjë në
detaje. Telefonatën e parë
mbi sa po ndodhte e mora
kur isha në zyrën time,
ndërsa po përgatitesha për
një aktivitet në lidhje me
shkollimin. Kur avioni i
parë goditi kullën e parë,
asistenti im hyri me vrull
në zyrën time dhe më
raportoi me një frymë për
sa po ndodhte. Fillimisht
mendova se po bëhej fjalë për ndonjë avion
të vogël, por ai më tha se ishte një avion
shumë të madh. Dola me-njëherë nga zyra
për të bërë një mbledhje urgje-nte me stafin.
Ndërkohë lajmet që vinin flisnin për
sulme të tjera që pasuan të parin. Ajo që
mund të çoj nëpër mend ishte se bëhej fjalë
për një sulm terrorist të përmasave të
mëdha. Shefi i atëhershëm i CIA-s kishte
shkuar të strehohej në një vend të sigurt e
po ashtu edhe sekretari i Shtetit, Pauell. Në
këto e sipër erdhi edhe personi që më
mbronte dhe më tha se duhet të shkoja sa
më shpejt në një strehim aty pranë, ndërsa
unë iu përgjigja se duhej më parë t‘i telefonoja
Presidentit. Kur u lidha me të i
thashë të mos kthehej në Shtëpinë e
Bardhë, sepse Uashingtoni mund të sulmohej.
Duke qenë se jam e specializuar për
çështjet e Bashkimit Sovjetik, një ndër
gjërat e para që bëra në çastet e para ishte
të kontaktoja rusët. Dhe më pas telefonova
edhe Departamentin e Shtetit. Këto ishin
çastet e fillimit që mbaj mend nga sulmi.
Pas 3 javësh ne patëm edhe problemin me
antraksin. Sot, pjesa më e madhe e personave
përgjegjës për 11 shtatorin janë ndaluar,
ose janë vrarë, por ka ende të tjerë, të
cilët planifikojnë sulme të tjera. E ndërsa
ne na duhet të jemi 100% nën kontroll, atyre
u mjafton që të kontrollojnë situatën për
një herë të vetme, pikërisht në momentin
e shënimit. Nuk mendoj se ne kemi reaguar
më shumë se sa duhej.
Reputacioni i kësaj administrate
humbi shumë pikë edhe me
rastin e dështimit të menaxhimit
të situatës në rastin e uraganit Katrina.
Ishte një fenomen i natyrës i përmasave
të jashtëzakonshme dhe sigurisht
që si i tillë pati probleme të ndryshme
menaxhimi. Ka shumë gjëra që duhen
ende shqyrtuar, por unë nuk jam dakord
vetëm me njërin syresh, me një mendim
të disave se reagimi i Presidentit nuk ishte
ai i duhuri, për shkak se bëhej fjalë për
popullsi zezake. Kjo është një akuzë krejtësisht
e padrejtë.
Të kalojmë tani tek Iraku. Kjo
luftë, veç të tjerash, ka inatosur me
të drejtë shumë persona, veçanërisht
në Evropë. A është i gjithë faji
i Bushit?
Mendoj se ai ka bërë gjithmonë një punë
të mirë. Mendoj se ne si amerikanë kemi një
përgjegjësi të madhe për të bërë atë që mendojmë
se është e drejtë, edhe pse në disa
raste mund të mos jetë shumë popullore.
Kam shumë eksperiencë në marrëdhëniet
e Evropës me Amerikën dhe ato marrëdhënie
kanë pasur gjithmonë ulje e ngritje,
pra është një gjë normale.
Ju keni një marrëdhënie dhe
miqësi personale me Presidentin
Bush. Si është e mundur që një person
aq i interesuar në artet e bukura
si ju mund të ketë një miqësi me një
person që perceptohet si modeli i
kaubojit?
Edhe Bush i do artet e bukura,
veçanërisht muzikën kauntri, që mua
nuk para më pëlqen. Së pari, unë dhe
Presidenti e njohim njëri-tjetrin para se
të hynim në Shtëpinë e Bardhë. E kam
takuar kur sapo ishte zgjedhur guvernator
i Teksasit në vitin 1995. Kur ai po
mendonte të kandidonte për President,
i ati më thirri në vilën e tij, së bashku
me familjen për pushime dhe Bush
ishte gjithashtu aty. Ne kemi interesa
të përbashkëta në sport, ashtu
sikundër kalojmë shumë kohë, për shkak
të punës, duke diskutuar së bashku
për shumë probleme, veçanërisht për
politikën e jashtme.
Çfarë pëlqeni te Bush?
Ai është një person i thjeshtë dhe me
këmbë në tokë. Ka miq nga të gjitha shtresat
e shoqërisë dhe gjëja më e rëndësishme
në lidhje me Presidentin dhe Zonjën
e Parë është se ata kanë miq të ngushtë
që nga ditët e rinisë së hershme, të cilët
nuk i kanë braktisur kurrë. Kjo është
shumë domethënëse, sepse nëse miqtë
qëndrojnë gjatë me ty, do të thotë se t‘i
ke qenë i ndershëm ndaj tyre.
Ju kaloni shumë kohë me të,
madje edhe gjatë fundjavave...
Bush është shumë i këndshëm dhe
të kalosh kohën me të është shumë e
bukur. Ai dhe Laura kanë ftuar familjen
time në Camp David për Festën e Falënderimeve
dhe ai ulet e bën muhabet me
tezen time 72-vjeçare për një kohë
shumë të gjatë dhe ajo ndihet mrekullisht
mirë me të. Për sa i përket punës, ne kemi
kaluar si skuadër momente shumë të
vështira dhe kjo e ka bërë lidhjen tonë të
pathyeshme.
A mendoni se Shtetet e Ba-shkuara
janë të gatshme për një president
zezak?
Sigurisht. Amerika është një vend ku
gjërat ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme
dhe thuajse të paperceptueshme.
Thjesht zgjohesh një ditë dhe e
sheh se ato kanë ndryshuar. Dhe kjo
ndodh vazhdimisht. Nuk mendoj se
racizmi është ndonjë problem shumë i
madh dhe i mprehtë. Zezakët janë shumë
të integruar në jetën intelektuale dhe
drejtuese të vendit në sektorin publik e në
atë privat.
Jeni një grua shumë ambicioze.
Kur e kuptuat se nuk do të ishe e
shkëlqyer në piano dhe zgjodhët
marrëdhëniet ndërkombëtare?
Kam studiuar piano që nga mosha 3-
vjeçare. Ishte gjyshja ajo që ma mësoi. Ndërsa
prindërit e mi ishin në punë, unë qëndroja
me të. Që në fillim kam dashur që të mësoj
piano dhe gjyshja ma plotësoi dëshirën. Me
kalimin e kohës në shkollë u bëra shumë e
mirë, por nuk mund të isha kurrë nga ata
fëmijët e shkëlqyer, sepse është çështje
dhuntie jo pune. Atëherë e kuptova se kjo
nuk ishte rruga ime në jetë. Me zanatin që
zgjodha më pas jam shumë e kënaqur.