Raketat, pyeten 2 persona për dijeni mbi trafikun

22/02/2005 Shkodranët u rezultonin të kishin pasur kontakt me të arrestuarit
Bien dyshimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ngritura ndaj dy personave, të cilët nga verifikimet paraprake rezultonin të kishin pasur kontakte me të akuzuarit për trafikimin e tri raketave tip “Strela 2-M”. Dy shkodranë janë thirrur dje nga hetuesit e Krimeve të Rënda për të dhënë shpjegime dhe për të dëshmuar lidhur me disa kontakte që ata kishin pasur me katër bashkëqytetarët e arrestuar, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve të lehta. Duket se disa thirrje telefonike jo të shpeshta, që ata kishin pasur me të pandehurit, kanë hedhur dyshimet e hetuesve për dijeninë e dy shkodranëve mbi këtë trafik.
Dëshmitë
Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë dje se dy të rinj shkodranë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye etike, janë thirrur të dëshmojnë për dyshimet që ishin ngritur mbi ta. Sipas burimeve, nga verifikimet e kryera mbi tabulatet e thirrjeve telefonike, rezultonte se dy të rinjtë shkodranë kishin kontaktuar në celular me katër të prangosurit. Ky fakt ka lindur nevojën e marrjes në pyetje të dy të rinjve. Ata janë paraqitur paraditen e djeshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kanë dhënë shpjegime për disa orë para hetuesve.
Në bazë të dëshmive dhe përgjimeve telefonike të kryera më parë ndaj këtyre personave, ka rezultuar që ata të mos kishin lidhje me këtë trafik. Madje, pas marrjes së deklarimeve të tyre, hetuesit kanë konkluduar se dy të rinjtë shkodranë nuk kishin as dijeni mbi këtë trafik. Mësohet se ata kanë shpjeguar se njihnin dikë prej të arrestuarve, por se kurrë nuk kishin biseduar për trafik armësh apo ndonjë diçka tjetër të jashtëligjshme me ta. Kështu, hetuesit, të cilët shpresonin që ndërmjet dëshmive të dy shkodranëve të merrnin dijeni mbi këtë rrjet ndërkombëtar të trafikut të armëve, mësohet se janë bindur për mosimplikimin e tyre.
Hetimi
Gjatë hetimit të kësaj çështje, Prokuroria ka konkluduar se katër të arrestuarit ishin thjesht transportues të armëve dhe se ata ishin rekrutuar në këtë rrjet vetëm një herë. Por hetuesit nuk kanë arritur në ndonjë emër konkret për organizatorët e trafikut, të cilët dyshohet se e ushtrojnë prej kohësh këtë aktivitet. Sipas burimeve, transportuesit e armëve rekrutoheshin vetëm një herë, me qëllim që të mos kishin dijeni mbi aktivitetin e mëparshëm të grupit, nëse do të binin në pranga. Tjetër shkak ishte që të mos binin në sy të policisë. Ndërkaq pritet që së shpejti Prokuroria e Krimeve të Rënda të ketë në dorë edhe dosjen hetimore të homologëve malazezë për këtë çështje dhe anasjelltas. Nga burimet e organit qendror të akuzës, mësohet se Prokuroria malazese ka në hetim dy persona, të cilët kanë qenë në detyrë shtetërore dhe dyshohen se kanë shitur raketat. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, pranë qytezës së Vorës, ranë në pranga katër transportuesit, ndërsa po bëhej shkëmbimi i raketave me shumën e parave të paracaktuara. Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Mentor Cami dhe Armir Troshani, u arrestuan nën akuzën e trafikimit të armëve të lehta në bashkëpunim.
Katër trafikantët u prangosën pas disa orë ndjekjeje Katër trafikantët e armëve u arrestuan në fund të dhjetorit 2004, në sajë të bashkëpunimit të drejtësisë shqiptare me homologen e saj malazeze. Sipas njoftimit zyrtar të atëhershëm të Policisë së Shtetit, ky grup kriminal kishte tendencë trafikimin ndërkombëtar të armëve dhe municioneve luftarake. Policia arrestoi atëherë në flagrancë katër pjesëtarë të këtij rrjeti; Ilmi Isufin, Sokol Mujajn, Armir Troshanin dhe Mentor Canin, të gjithë banues në rrethin e Shkodrës. Ata u kapën në flagrancë duke udhëtuar në aksin rrugor Rinas-Vorë, me një furgon në të cilin ndodheshin raketat dhe një autoveturë tjetër që drejtohej prej tyre. Burimet e Prokurorisë, thanë atëherë se operacioni për kapjen e tyre ishte mirorganizuar pas informacionit të marrë nga drejtësia malazeze. Kështu në bashkëpunim mes tyre u është kërkuar forcave kufitare që të mos i kontrollonin dhe forcat e RENEA-s realizuan arrestimin në afërsi të qytezës së Vorës. Tri raketat, 100 mijë euro u gjetën mes sallamrave Pas ndalimit të katër trafikantëve shkodranë, policia kontrolloi mjetet me të cilat ata udhëtonin. Në furgonin e EHV-së, mes sallamrave, hetuesit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri raketat tokë-ajër, të markës “Strela 2M”. Ndonëse policia kishte informacion të saktë për atë çka transportohej në furgon, i ka lënë të lirë trafikuesit, deri sa i ka shtyrë në grackë. Ka qenë pikërisht momenti kur do të bëhej shkëmbimi i raketave me paratë, shuma e paracaktuar e të cilave arrinte shifrën e 100 mijë eurove. Në këtë çast kanë ndërhyrë menjëherë specialet e RENEA-s dhe agjentët e shumtë, të cilët kanë bllokuar lëvizjet e trafikantëve dhe kanë sekuestruar raketat, që burimin e tyre e kishin në Mal të Zi. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy mjetet që drejtoheshin prej katër shkodranëve. KRONOLOGJIA •Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar arrestohen shkodranët Ilmi Isufi, Sokol Mujaj, Armir Troshani dhe Mentor Cani, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve të lehta •Tri ditë më vonë, gjykata vendos masën e sigurisë burg pa afat për katër të pandehurit •Dy javë më vonë, Prokuroria e Malit të Zi dërgon informacione rreth hetimit. Dy malazesë nën hetim si shitës të raketave •Hetimi shtrihet në kohë të mëparshme. Asnjë emër konkret i dyshuar si organizator i rrjetit •21 shkurt 2004; pyeten persona të dyshuar për dijenitë e tyre mbi trafikun. Rezulton të jenë të paimplikuar dhe të mos dinë asgjë rreth këtij rrjeti