Rinas, pranga klandestinit
22/02/2005 Efektivat e Zyrës së antikrimit ekonomiko-financiar vënë në pranga një klandestin. Ilirjan Dervishi u bllokua ditën e diel në mbrëmje, në aeroportin e Rinasit nga specialistët, pasi rezultoi se kishte në përdorim një vizë "Shengen" të falsifikuar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, bëjnë të ditur se 29-vjeçari tentonte të udhëtonte drejt Gjermanisë, duke përdorur dokumentin e rremë. Mësohet se mbi të rëndon vepra e parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal. Materialet iu dërguan akuzës për hetime të mëtejshme.