SHKB denoncon inspektorin e policisë
22/02/2005 Lëshoi pasaportë me identitet të rreme
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Rendit(SHKB), ka denoncuar dje në Prokurorinë e Tiranës për abuzim me detyrën një oficer policie, me detyrë në Komisariatin nr.3 të kryeqytetit. M.Dalari, i cili shërbente pranë këtij komisariati si inspektor referent, akuzohet nga SHKB-ja se ka pajisur me pasaportë me gjeneralitete të rreme një shtetase. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime pranë organit të akuzës, të cilat thanë se dje ka mbërritur kallëzimi penal ndaj inspektorit Dalari. Burimet sqarojnë se, kontrollorët pretendojnë në materialet e kallëzimit se Dalari ka pajisur me pasaportë një shtetase me gjeneralitet përkatëse L.Daci. Por, burimet nuk bëjnë të ditur emrin e vërtetë të shtetases se është pajisur me pasaportë me identitet të rreme, duke e cilësuar si sekret hetimor. Mësohet se ekspertët kanë marrë një informacion në rrugë operative se ishte lëshuar një pasaportë me gjenralitete të rreme. Drejtoria e kontrollit pretendon në denoncim se kanë kryer të gjitha verifikimet e duhura, nga ku është konkluduar se shtetësja me banim në kryeqytet, e cila dispononte pasaportën me fotografinë e saj dhe me gjeneralitetet L.Daci, poseidonte tjetër identitet. Burimet thonë se ekipi i Rashës pohon në kallëzim se nga verifikimet e kryera ka rezultuar që, personi, i cili kishte mundësuar lëshimin e kësaj pasaporte të falsifikuar, ishte inspektori i Komisariatit nr.3, M.Dalari. Ndërkaq, pritet që Prokuroria të shqyrtojë materialin kallëzues ndaj Dalarit dhe të përcaktohet pozicioni i tij në lëshimin e kësaj pasaporte. E.H.