Rakipi: Pa votimin e ligjit, vendimet e konferencës pa vlerë
Plotësimi i vendeve në KLD dhe projektligji që mban peng Konferencën e Gjyqësorit për shkak të mungesës së opozitës në Parlament sjell reagime dhe mendime nga palë të ndryshme. Ish- prokurori i Përgjithshëm, Arben Rakipi, e vlerësoi si të vonuar kërkesën për ta votuar projektligjin, ndërsa konsideroi se mbledhja dhe kuvendimi i gjyqtarëve është normale, por ajo që mbetet për t‘u parë është ligjshmëria e vendimeve të këtij kuvendimi, përderisa nuk është miratuar ligji. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, kërkoi që ligji të diskutohet me shoqatat e gjyqtarëve dhe me njerëzit për të cilët bëhet ky ligj. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se Kuvendi mbështet të drejtën e gjyqësorit që të ndërmarrë çdo nismë, në përputhje me Kushtetutën e vendit, për të zëvendësuar anëtarët me mandate të skaduara dhe për të plotësuar vendet vakante në KLD.
Rakipi
Në një prononcim për gazetën "Shqip", ish-kryeprokurori i Republikës, Arben Rakipi, tha se mungesa e ligjit ka kohë që ndihet dhe për shkak të kësaj pamundësie për t‘u miratuar është bërë çështje e ditës. "Duke shkuar tej trajtimit politik, duhet thënë se ligji është i nevojshëm dhe duhej trajtuar në kohë, nuk kishte asnjë arsye përse të mbetej deri sot në kushtet e emergjencës. Sa i përket faktit nëse gjyqtarët kanë të drejtë mblidhen pa u miratuar ligji në Parlament, ata mund të mblidhen dhe të kuvendojnë aq më tepër kur kemi të bëjmë me njerëz me thellësi mendimi apo me njerëz që zgjidhin konfliktet. Pra është e drejta e tyre të kuvendojnë lirshëm. Por nuk mund të zgjidhin marrëdhëniet me institucionet dhe propozimet që duhet të bëjnë. Si rezultat, prodhimi nuk do të ishte i ligjshëm", tha ai. Rakipi dha vlerësimet e tij edhe për ligjin "Antimafie". Ish- kryeprokurori vërejti se ka shprehur rezerva edhe për ligjin në fuqi "sepse është i kritikueshëm, por mjaft probleme sjell edhe varianti i ri, është më pezhorativ nga pikëpamja e lirive dhe të drejtave të individit. Nuk ofron garanci dhe paanësinë e institucionit që do të merret me zbatimin e tij".
Gjata
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata, shtroi si tej mase të nevojshme diskutimin e ligjit me shoqatat e gjyqtarëve në të gjitha qarqet. "Parimisht nuk i ndalon asnjë gjë që të mblidhen dhe të diskutojnë. Takimet janë të ligjshme dhe duhen dëgjuar mendimet e gjyqtarëve. Madje diskutimi të bëhet në bazë qarku, por nga ana tjetër duhet të diskutohet edhe në Parlament dhe t‘u çohet komisioneve përkatëse", tha ai. Pas debateve të shfaqura edhe në media, Kryetarja e Kuvendit mblodhi dje në një takim përfaqësuesit e Kuvendit në KLD. Në njoftimin për shtyp të Kuvendit thuhet se "të drejtat e Gjyqësorit për t‘u përfaqësuar në KLD me të zgjedhurit e tij nuk mund të pengohen, tjetërsohen dhe asgjësohen nga askush. Është në të drejtën e Gjyqësorit që të ndërmarrë çdo nismë, në përputhje me Kushtetutën e vendit, për të zëvendësuar anëtarët me mandate të skaduara dhe për të plotësuar vendet vakante në KLD".