E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, tre në pranga, një në spital pas një konflikti me armë

Konfliktet për çështje pronësie, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një të riu nga Vlora, i cili është plagosur nga një armë zjarri, e cila është vënë në përdorim pas debatit që ishte midis dy “pronarëve”. Në mesditë e djeshme, në lagjen "29 Nëntori", të qytetit të Vlorës, katër persona janë konfliktuar me armë zjarri për motive pronësie. Policia e Vlorës ka arrestuar, tre prej të rinjve që u përfshinë në një konflikt me armë midis tyre. Policia ka sqaruar se Ilir dhe Florian Alliaj, pas një debati për motive pronësie, janë konfrontuar me anëtarët e familjes tjetër, Kristaq dhe Ilir Hodaj, ku kanë vënë në përdorim edhe armët e zjarrit. Nga shkëmbimi i armëve midis tyre ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Ilir Hodaj, i cili ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Vlorës. Burime nga policia e Vlorës mësohet se në pranga kanë përfunduar, Ilir Alliaj, 31 vjeç, Kristaq Hodaj, 23 vjeç dhe Ilir Hodaj, 36 vjeç, dhe se ata do të përballen në gjyq për akuzat e “Kanosjes” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›