Topalli në spital te deputetja e PS-së
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka vizituar pasditen e djeshme në ambientet e Spitalit Ushtarak, deputeten greviste Klodiana Spahiu, e cila në ditën e 4-t të grevës së urisë, pësoi komplikacionet e para. Pas marrjes së ndihmës në Spitalin Ushtarak, gjendja e deputetes është përmirësuar. Gjatë vizitës së saj, kryeparlamentarja është konsultuar me mjekët për gjendjen e Spahiut, ndërsa i ka shprehur deputetes mbështetjen e saj. “Jam e gatshme për çdo ndihmë. Të ndihmoj për çdo nevojë shëndetësore”, - tha Topalli gjatë vizitës së saj. Deputetja Klodiana Spahiu ndodhet nën kujdesin e mjekësve prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm pas përkeqësimit të gjendjes së saj në grevën e urisë.
Ky lajm është publikuar: 04/05/2010