E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: “Protesta demokratike”, Topalli: “Keqardhje për grevën”

Autori i Lajmit: Redaksia

Në një takim të organizuar nga ILKPD, si nismë kundër konfliktit të interesave, kanë qenë të pranishëm presidenti Bamir Topi dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, si dhe agjenci nga Evropa Juglindore. Në fjalën e tij, Topi ka theksuar se këto takime janë shumë të rëndësishme për sa i përket shkëmbimit të eksperiencave për të përmirësuar luftën kundër korrupsionit, ndërsa i pyetur gjatë këtij takimi se si e vlerëson ai grevën e nisur nga deputetët socialistë, Topi ka reaguar për herë të parë se pozicionohet në çdo gjë demokratike. “Do të respektoja gjithçka që respekton parimet demokratike, çdo gjë demokratike duhet të aspirohet dhe aplikohet”, – u shpreh Topi.
Ndërsa kryeparlamentarja Topalli grevën e PS e cilësoi si mungesë dialogu të liderit Edi Rama, por shtoi që “grevistët s’do të prishin të ardhmen në BE”. Në fjalën e saj nuk mbeti po u përmendur incidenti me djegien e flamurit të NATO-s, që u cilësua si “një akt i shëmtuar”, sigurisht në llogari të socialistëve, sipas Topallit. Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, Topi theksoi se “duhet të distancohen zyrtarët që përfitojnë nga postet, pasi qytetarët duhet të dinë kush i drejton”. Ndërsa kryetarja e Parlamentit e cilësoi korrupsionin rrezik për institucionet, duke kërkuar sipas saj “transparencë në kontrollet e pasurive”.
Gjykatat
Presidenti Topi garanton se përzgjedhja e kandidaturave për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese do të mbështeten në kritere tërësisht profesionale dhe jo politike. Gjatë takimit të grupit konsultativ për procesin e përzgjedhjes së këtyre kandidaturave, Kreu i Shtetit ka garantuar edhe një herë se në këtë proces “do të bëjë kujdes të mos zgjedhë kandidatura të një profili politik për t’i dhënë jetë parimit të ndarjes së pushtetit politik nga pushteti gjyqësor e, natyrisht, pavarësisë së këtij pushteti. “Këto zgjedhje do të bazohen në dy shtylla thelbësore: Integriteti moral dhe integriteti profesional”,- garanton Kreu i Shtetit. Presidenti është shprehur se procesi do të realizohet me transparencë objektivitet dhe ekuilbër për të garantuar konsolidimin e shtetit të së drejtës. Ekspertët ligjorë të pranishëm në takimin konsultativ të radhës kanë vlerësuar ecurinë dhe transparencën e këtij procesi për përmirësimin e kritereve në përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe atë Kushtetuese. Në takim morën pjesë përfaqësues të misionit “Euralius“ të BE, pranisë së OPDAT pranë ambasadës SHBA në Tiranë. Përzgjedhja e kandidaturave, sipas integritetit moral dhe profesional, ka qenë një ndër shqetësimet e përsëritura shpesh nga ana e PS. Opozita, madje, ka kushtëzuar praninë në sallën e Kuvendit për votimin e kandidaturave, vetëm nëse ky votim realizohet sipas një shumice të cilësuar.

Ky lajm është publikuar: 04/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›