E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më datën 29 Rama do të trokasë tek LSI-ja”

24/06/2009  Kreu i LSI-së takim në Gjirokastër

GJIROKASTËR - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi elektoral që ka zhvilluar ditën e martë në kinoteatrin “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës, ka deklaruar se “LSI-ja do të jetë forca e vetme politike që do të përcaktojë qartë maxhorancën pas 28 qershorit”. Sipas Metës, LSI-ja është e vetmja forcë politike që ka një program të qartë për katër vjetët e ardhshëm për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

“Ne do të punojmë 24 orë në 24, pasi tashmë ka ardhur koha për veprim. Më 29 qershor do të jetë Edi Rama ai që do të trokasë në derën e LSI-së”, - është shprehur Meta. Ndërsa kandidati për deputet Luan Memushi, që renditet i pari në listën e kësaj force politike për Qarkun e Gjirokastrës, ka shprehur bindjen se LSI-ja do të jetë forca e parë në prefekturën e Gjirokastrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›