E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Mjedisi u harrua

Tiranë -Partia Socialiste deklaroi sot se cilësia e mjedisit nuk është përmirësuar, me gjithë premimet e kryeministrit Sali Berisha katër vite më parë. “Berisha premtoi të ndërtonte impiante të pastrimit të ujërave të zeza përgjatë të gjithë vijës bregdetare. Sot, në asnjë prej qyteteve bregdetare nuk funksionon një impiant që pastron ujërat e zeza. Ujërat e ndotur, vazhdojnë të kontaminojnë një pjesë të madhe të lumenjve, liqeneve dhe plazheve në Shqipëri”-deklaroi Besnik Bare, sekretar për Çështjet e Mjedisit në PS.

Ai tha se politika e te për ndryshim jep shpresë dhe mundësi për të gjithë. “Politika e Re ofron ide të reja, vizion të ri dhe një ekip të ri për t’i sjellë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndryshimin që meritojmë”-tha më tej Bare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›