E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizmi / Pakistan, arrestohen 5 të rinj amerikanë



Pesë të rinj amerikanë janë arrestuar në Pakistan. Zyrtarët thonë se ata janë nën hetime pasi dyshohet se janë të lidhur me grupet e organizuara terroriste. Zyrtarët pakistanezë thonë se të pesë amerikanët, që thonë se janë studentë, u ndaluan këtë javë në provincën Punxhab, në lindje të këtij vendi. Agjencia amerikane, FBI, tha se po punonte me autoritetet e Pakistanit për të përcaktuar qëllimin e vizitës së tyre në Pakistan. Liderët e grupit "Këshilli për Raportet Amerikano - Islamike në Shtetet e Bashkuara", kanë thënë se anëtarët e familjeve të pesë personave janë paraqitur për të kërkuar ndihmë, pasi ata ishin zhdukur në muajin nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›