Rritja e pensioneve qytet-fshat, përllogaritja për 6 kategoritë
Autori i Lajmit: Redaksia
Të gjithë pensionistët do të përfitojnë rritje të pensioneve në vitin 2010. Kjo rritje do të jetë sërish e përshkallëzuar, duke mbështetur pensionet e ulëta sidomos ato të fshatit. Sipas të dhënave pensionet në fshat do të kenë një rritje, e cila shkon deri në masën 15 për qind, ashtu si dhe pensionet minimale, që pritet të kenë një shtesë deri në 10 për qind. Për pensionet e larta rritja pritet të jetë 5 për qind, për të tentuar kështu përafrimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit. Por në përllogaritjen totale do të mbahet dhe një distancë e pranueshme mes pensioneve të ulëta dhe atyre të larta. Në strategjinë e parashikuar nuk parashikohet një rishikim i moshës së daljes në pension apo të strategjisë së sigurimeve, ndaj pritet që skemat të vijojnë në të njëjtën mënyrë, duke ngulmuar në rritjen e numrit të personave që paguajnë sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Pritet që rritja e pensioneve të nisë në muajin korrik, së bashku me indeksimin e përvitshëm. Në katër muajt e parë të vitit 2010 pritet që INSTAT-i të përfundojë indeksimin e rritjes së çmimeve të mallrave të shportës. Kjo do të vendosë një normë bazë për rishikimin e të gjitha pagave e pensioneve në administratën shtetërore. Por kjo shumë do ti shtohet skemës së rritjes së pensioneve. Kjo duke ruajtur trendin e ndryshimeve të tregjeve në Shqipëri. Ekspertët e qeverisë kanë bërë të ditur se tashmë ka nisur puna dhe për shpërblimet që do të jepen në fundin e vitit. Burimet thanë se është ende duke u parë situata në buxhetin e shtetit për të vendosur vlerën që do tu jepet për shpërblim pensionistëve. Ndërsa për administratën shtetërore shpërblimi do të jetë ai i vendosur në ligj, duke mbështetur kështu një festë të fundvitit për çdo familje. Pra në rritjen e re të pensioneve do të përfshihen pensionistë që marrin pension pleqërie, familjar dhe invaliditeti, si në qytet ashtu dhe në fshat. Sipas skemës së re të rritjes, për vitin e ardhshëm pensioni i plotë minimal i qytetit do të rritet në nivelin nga 12403 lekë në 13271 lekë. Në të njëjtën përqindje do të rriten edhe pensionet e plota maksimale të qytetit. Por, këta pensionistë që marrin këtë lloj pensioni do të përfitojnë një rritje akoma edhe më të madhe, pavarësisht se përqindja është e njëjtë. Kështu, sipas llogaritjeve paraprake, një pensionist që trajtohet me pension maksimal qyteti do të marrë një përfitim nga 21483 lekë në 22 986 lekë. Ndërkohë, ashtu siç është vepruar edhe gjatë viteve të kaluara, pritet që kjo rritje të mos cenojë kompensimet e ndryshme që përfitojnë pensionistët. Specialistët e ISSH-së sqarojnë se të gjithë pensionistët pa përjashtim, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet e përfituara me vendime të veçanta të qeverisë. Sipas kësaj skeme rritjeje, do të procedohet edhe për pensionet e fshatit. Kjo kategori pensionistësh do të përfitojë një rritje në masën 15 për qind. Kështu, pas kësaj rritjeje, pensioni minimal i fshatit nga 7308 lekë bëhet 8404 lekë, ndërsa pensioni maksimal i fshatit nga 8845 lekë bëhet 10171.
Tabela me llogaritjet paraprake të pensioneve për çdo kategori për vitin 2010
1. Pensioni minimal i fshatit nga 7308 lekë bëhet 8404 lekë
(formula: 7302 X 0.15 ose 15 % = 1096.2 + 7308= 8404.2 lekë niveli i rritjes)
2. Pensioni maksimal i fshatit nga 8845 lekë bëhet 10171
(formula: 8845 x 0.15 =1326.75 + 8845 = 10171.75 lekë rritja)
3. Pensioni minimal i qytetit nga 12403 lekë bëhet 13271
(formula 12403 x 0.07 ose (7%)= 868.21 + 12 403 = 13271,21 rritja)
4. Pensioni maksimal i qytetit nga 21483 lekë bëhet 22 986
(21483 x 0.07 = 1503.81 + 21 483 = 22 986. 81 lekë )
5. Pensioni i invalidëve nga 11 mijë lekë bëhet 12 650
(11000 x 0.15 = 1650 + 11 000 = 12 650 )
6. Pensioni i pleqërisë nga 12 mijë lekë bëhet 13 800
(12 000 x 0.15 = 1800 + 12 000 = 13 800)
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009