E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Akt sublim për transparencën”



“Kjo është shprehje e përshkallëzuar e rezistencës paqësore. Transparencën e zgjedhjeve e kanë detyrimin për ta bërë jo për PS-në, por për opinionin publik. Kjo shprehje, përmes institucionit më sublim, e këtij aksioni dhe kësaj nevojshmërie, është pjesë për të garantuar demokracinë në Shqipëri, si një proces që nuk mund të zhvillohet dot më normalisht nëse nuk do të ketë transparencë. Unë e uroj dhe e shpresoj që pushteti dhe posaçërisht zoti Berisha të kenë veshë për të dëgjuar zërin e atyre që ishin në këtë shesh. Ky është zëri i një shoqërie që kërkon transparencë, zëri i një shoqërie që nuk mund të merret peng përmes zgjedhjeve të korruptuar. Kjo protestë synon atë që ka synuar atë qysh në krye të herës. Nuk po kërkojmë rezultatin në tavolinë, por transparencë”.

1 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›