E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Arvizu, xhiro me biçikletë në Ditën e Tokës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kandidat për mandatin e katërt, Edi Rama, u shfaq dje në mbrëmje së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu. Duke festuar 22 prillin si Ditën Botërore të Tokës dhe duke sjellë në vëmendje të opinionit publik rëndësinë e vlerat e rruzullit tokësor,

Rama bëri apel që të abonohemi me biçikleta. Ambasadori Arvizu deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zanafilla e Ditës së Tokës dhe se kjo lëvizje nisi në mënyrë spontane. “Kjo lëvizje është bërë për një arsye të vetme, ndërgjegjësimi i qytetarëve”, u shpreh Arvizu. Më tej, ambasadori amerikan me plot entuziazëm shprehu kënaqësinë e festimit të kësaj feste botërore, njëkohësisht duke shprehur dhe falënderime në drejtim të kryesocialistit Edi Rama. “Ky aktivitet i bën të gjithë të ndihen pjesë e këtij planeti dhe i bën të mendojnë se çfarë mund të bëjmë për tokën”, u shpreh Rama. Kjo është ndër të paktat herë që kryediplomati amerikan shfaqet para publikut në aktivitete të Bashkisë së Tiranës, ndërsa më parë ishte shfaqur krahas ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, aktualisht kandidati i mazhorancës për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›