Kryeministri i Gërdecit sulmon mediat për servilizmin e tij me grekun Karamanlis

Shitja e çështjes çame irriton Sali Berishën
Ditën e djeshme kryeministria e Republikës së Bananeve të Shqipërisë nëpërmjet një komunikate për shtyp akuzonte mediat me një zhargon tradicional të viteve të para të pluralizmit. Në qendër të akuzave këtë radhë kryeministria kishte mediat të cilat paskan marrë urdhër nga Edi Rama për të sqaruar se zoti Berisha nuk ka folur me kryeministrin grek Karamanlis për çështjen çame. Në të vërtetë kryeministria e Republikës së bananeve vazhdon të përfaqësojë më së miri traditën e shtetit që nuk është shtet, por bajrak i kryeministrit Berisha dhe familjes së tij mbretërore. Duke kërkuar të akuzojë mediat për trillim, Sali Berisha kërkon të lajë duart nga pozicioni i tij prej yesmeni të bindur të kujtdo kryeministri që vë këmbën në Shqipëri. Në mënyrë të paskrupullt kryeministria e bananeve e cila ka eksperiencë të jashtëzakonshme në përgatitjen e masakrave të tipit Gërdec, apo dhe të trafikut të armëve dhe evazioneve fiskale të tipit Fazlliç, vazhdon të gënjejë ditën për diell duke na paraqitur një kryeministër nacionalist. Në fakt i gjithë takimi i kryeministrit shqiptar përmban tone servilizmi dhe nuk ka në asnjë vend asnjë kërkesë të tij për çështjen çame. Ky kryeministër nuk ka si të jetë pro çështjes çame pasi ka qenë ky personazh në bashkëpunim me zonjën Topalli dhe zotin Mustafaj që kanë bojkotuar seancën e famshme të rezolutës për çamërin në parlamentin shqiptar në vitin 2005. Por, kryeministria e bananeve dhe e Gërdecit vazhdon të konsiderojë dhe të etiketojë mediat që i nxjerrin të palarat kryeministrit servil të qeverisë shqiptare. Gjuha e djeshme e përdorur nga kjo kryeministri harroi të tregojë dashurinë katër vjeçare që ka pasur me Edi Ramën dhe bashkëpunimet që ka bërë me të në kuadër të lejeve të ndërtimit, tenderëve, apo dhe të parkingjeve të cilat kanë përfitues edhe njerëzit e afërt të kryeministrit. Kryeministria e bananeve ditën e djeshme lançoi para shqiptarëve se ne kemi në këmbë një pushtet që i ka rrjepur për katër vjet rresht shqiptarët, duke i ngritur taksat dhe duke shkatërruar bizneset. Kjo qeveri është sot një nga qeveritë më antisociale që ekziston. Pasi paralizoi opozitën e drejtuar nga krye i korruptuari Edi Rama, tashmë e vetmja rrugë që i ka ngelur është mbyllja e gojës së medias. Dita e djeshme konfirmoi katërcipërisht para shqiptarëve se kryeministri i vendit nuk është gjë tjetër veçse një lake i bindur i grekëve, serbëve apo i gjithkujt që do e mbajë atë në pushtet pa përfillur interesat e kombit, pjesë e të cilit është edhe popullsia çame e diskriminuar dhe e poshtëruar nga grekët. Pavarësisht deklaratave të kryeministrisë së shtetit të bananeve, ditën e djeshme gjatë një konference për shtyp, kryeministri Berisha ka vlerësuar se mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka probleme të pazgjidhura, të gjitha çështjet me shtetin fqinj helen sipas tij janë të superuara. Ne nuk kemi çështje të mbetura pezull, pasi ato janë zgjidhur tashmë, ka theksuar Berisha. Më poshtë zyra e Berishës lëshon deklaratën bombë se, media të kontrolluara nga Edi Rama dhe nën diktatin e tij kanë shpifur dhe trilluar lidhur me vizitën e kryeministrit të Greqisë, Kostas Karamanlis sikur gjoja kryeministri Berisha nuk paska diskutuar problemin e pronave të çamëve. Kryeministri Berisha në këtë takim dhe në çdo takim me zyrtarët më të lartë të Greqisë, ka diskutuar këtë çështje në përputhje të plotë me përcaktimet e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave. Kryeministria mashtron me çështjen çame, duke deklaruar se kryeministri Berisha gjatë takimit të tij me homologun grek Kostas Karamanlis kanë biseduar edhe për çështjen çame. Por, e vërteta edhe pse është e hidhur për vet qeverinë, nuk ka pse të mohohet në një mënyrë të tillë. Dihet që në fakt një çështje e tillë ka bërë tepër bujë dhe është pritur si e çuditshme mosdiskutimi i saj mes kryeministrave të dy vendeve. Një ditë pas takimit të tyre, mediat shqiptare kanë prekur këtë fakt duke u ndaluar tek ky detaj, që në dukje mund të jetë i vogël, por nga ana tjetër i përket një problematike tepër të nxehtë. Ky fakt ka ndikuar tepër tek kryeministria, e cila pasditen e djeshme ka dal me një deklaratë për shtyp, duke hedhur poshtë të gjitha shkrimet mediatike në lidhje me mos zhvillimin e bisedimeve për çështjen çame.
Varrezat e ushtarëve grek
Nga ana tjetër, kryeministri Berisha ka pasur kurajën të miratojë para pak ditësh në mbledhje qeverie, vendimin për varrezat e ushtarëve grek që kanë vdekur në Shqipëri gjatë luftës së madhe italiane në 1940-1941, ku në të vërtetë nuk ekziston asnjë ushtar grek i vrarë në vendin tonë. Sipas vendimit të qeverisë dhe relacionit bashkangjitur, palës greke i lejohet ngritja e dy varrezave për trupat e ushtarëve të rënë gjatë Luftës Italo-Greke, në vitet 1940-1941, në Këlcyrë të Përmetit dhe Bularat të Gjirokastrës. Sipas marrëveshjes, mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, përcaktohet se do të ketë ekspertë të mjekësisë ligjore për ekzaminimet e eshtrave që do të varrosen, dhe numri i anëtarëve të komisioneve të përbashkëta do të jetë i njëjtë për të dy vendet. Pjesë e komisioneve do të jenë edhe ushtarakë e historianë, të cilët do të zgjidhin në mënyrë të përbashkët dhe do të zbardhin çështje që kanë nevojë për njohjen e fakteve historik. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje, e protokolluar nga të dyja palët. E drejta e administrimit të varrezave i jepet kishës ortodokse shqiptare, por vetëm në aspektin humanitar të tyre.