Rama: Berisha, fajtor për korrupsionin. Meta: Të dorëhiqet
Raporti i fundit për korrupsionin në Shqipëri solli dje reagimin e partive të opozitës. Kryetari i socialistëve, Edi Rama, gjeti rastin të falënderojë ambasadorin e SHBA-së, Xhon Uidhers, për deklaratat e bëra në publik. Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar përgjegjës për korrupsionin e lartë.
Rama
"Ne jemi absolutisht dakord me pikëpamjen se e gjithë klasa politike duhet të bëjë shumë më tepër në luftën kundër korrupsionit", theksoi Rama. Ai tregoi gatishmërinë për të kontribuar për të gjitha reformat e masat e nevojshme, në nivelin kushtetues e ligjor. Rama nënvizoi se Kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij e kanë mbështetur direkt dhe indirekt korrupsionin, duke u betuar me fjalë kundër tij, e duke u bërë me vepra, të dënueshme e mosveprime të pajustifikueshme, sponsori i tij gjeneral. "Nën këtë qeveri kanë ndodhur ngjarjet më të rënda me motiv korrupsionin, nga grabitja e fondeve të rrugës Durrës-Kukës, ku në emër të patriotizmit ka ikur në drejtim të paditur një fond i barabartë me shumën e nevojshme për të ndërtuar edhe Rrugën e Arbërit, te ndërhyrja e paligjshme për ndryshimin e kushteve të tenderit të kartave të identitetit në mes të garës", këmbënguli kreu socialist. Ndërsa u ndal edhe te shpërthimi vullkanik i gangrenës së Gërdecit, ku korrupsioni mori jetë njerëzish, shkatërroi shtëpi, prona e pasuri, rrënoi shpresën e ardhmërinë e mijëra familjeve të ndershme. "Nën këtë qeveri një njeri i arrestuar vazhdon të drejtojë sistemin e tatimeve të republikës, gjë që nuk tregon se Sali Berisha respekton të drejtën e prezumimit të pafajësisë", tha Rama. Kreu i selisë rozë shtoi se nën këtë qeveri ka humbur shpresa, ka marrë revansh varfëria e papunësia, është dhjetëfishuar kostoja dhe është bërë i papërfillshëm çmimi i jetës.
Meta
Në emër të LSI-së dhe të së gjithë opozitës, Ilir Meta kërkoi dorëheqjen e Berishës nga posti i Kryeministrit. "Sondazhi dhe raporti i USAID-it konfirmoi se korrupsioni në Shqipëri është rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë dy viteve të fundit", u shpreh Meta. Duke konstatuar se ky është korrelacioni i drejtpërdrejtë midis rritjes së varfërisë së shumicës së shqiptarëve dhe rritjes së korrupsionit nën qeverisjen e zotit Sali Berisha. Sipas Metës rritja e korrupsionit në mënyrë të ndjeshme në vend gjatë dy viteve të fundit, te ne nuk është aspak një surprizë, pasi ka qenë e paralajmëruar prej kohësh që Sali Berisha është kryedemagogu i këtij vendi. "Dhe se flamuri i tij demagogjik i antikorrupsionit që e solli në pushtet është grisur plotësisht dhe për fat të keq në vend të tij, ai mban vetëm flamujt e krimit", këmbënguli Meta. Vetëm dorëheqja e Berishës, argumentoi ai, mund të ndihmojë që drejtësia të funksionojë si e pavarur dhe të hedhë dritë mbi kraterin e errët të korrupsionit të Gërdecit, që iu mori jetën shumë shqiptarëve tanë. "Sepse vetëm kështu, ai nuk mund të përdorë më postin e Kryeministrit nga mbrojtja në pushtet e personave drejtues në administratën e tij, që janë të pandehur për krime deri në vrasje, si rasti i Sefgjinit dhe të gjithë zengjinëve të tjerë", theksoi Meta.