E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj prezanton sot "G99"-ën

Grupimi politik "G99" do të marrë jetë sot përmes një prezantimi në amfiteatrin te liqeni në kryeqytet. Kreu i këtij grupimi, Erion Veliaj, përmes një letre të posaçme, ka njoftuar thelbin dhe idenë se pse po krijohet një aksion i ri politik. Veliaj vlerëson se "kjo është një sfidë e vështirë, por nuk ka arsye pse të jetë një sipërmarrje e vetmuar". Ai angazhohet për të sjellë ndryshimin që i nevojitet sot Shqipërisë, një ndryshim tek i cili mund të besojmë të gjithë. "Do të punojmë me të gjithë energjinë tonë pozitive, optimizmin dhe pasionin tonë. Por mbi të gjitha, ndryshimin do ta sjellim bashkë", nënvizoi Veliaj. "G99" siguron se dera e tij do jetë gjithnjë e hapur, ashtu si edhe mendja për të dëgjuar me kujdes e mirënjohje të gjitha sugjerimet, këshillat, idetë dhe kritika. Aktiviteti pritet të mbahet në orën 19:30 të ditës së sotme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›