Mediu: "Gërdeci", me vendim qeverie
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka rrëfyer dje në emisionin "Top Story", të drejtuar nga Sokol Balla, në "Top Channel" versionin e tij për katastrofën e Gërdecit dhe motivin e konfliktit të tij të fundit me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ish-ministri i Mbrojtjes ka bërë përgjegjëse ushtrinë për atë që ndodhi më 15 mars në Gërdec, duke u shprehur se "çështjet ushtarake i takojnë ushtrisë". Për herë të parë, ish-ministri Mediu ka pranuar hapur dhe qartë se Gërdeci është miratuar me vendim qeverie. "Kam kërkuar një akt nominal, sepse ka një boshllëk ligjor që i jep qeverisë të drejtën, ku qeveria përcakton procedurat e daljes së municioneve. Me këtë pretendim shkojmë në Këshillin e Ministrave. Të gjitha shkresat që kanë ardhur nga ministria kanë ardhur nga strukturat e mëposhtme. Ligji i ri për prokurimet e përjashton Ministrinë e Mbrojtjes nga prokurimet, por edhe precedentët e mëparshëm kanë kaluar me vendim qeverie", tha ai. Mediu ka ripërsëritur dje se kishte dëgjuar për Delijorgjin, por nuk ka pasur asnjëherë kontakte me atë. "Kisha dëgjuar për Delijorgjin. Kam bërë një deklaratë që nuk kam pasur asnjë kontakt me Delijorgjin dhe s‘kam pasur asnjë lloj dijenie që Delijorgji merrej me demontimin", tha ai. Sipas tij, një ministër nuk mund të shikojë me lupë çdo germë. "Ka një konfuzion për përputhshmërinë e datave. Në bazë të kërkesës që më ka ardhur, kam kërkuar që të procedohet në mënyrë të rregullt. Në datën 28 ka ardhur kërkesa dhe në datën 28 është krijuar shoqata "Alb Demil". Ministri i Mbrojtjes e autorizon kërkesën në autoritetet përkatëse. Ne shisnim municione, por shitje për demontim në Shqipëri nuk kishim bërë ndonjëherë", tha ai. Kreu i republikanëve ka kërkuar që problemet duhet të shihen akoma më thellë. "Duhet të kesh përgjegjësi morale për të ditur se ku janë limitet. Dhashë dorëheqjen, jo t‘i shpëtoja përgjegjësisë. Përgjegjësia ishte e tillë që ministri i Mbrojtjes të jepte dorëheqjen", tha Mediu. Ish-ministri i Mbrojtjes ka treguar gjithashtu se pse u zgjodh Gërdeci. "Ka pasur një letër nga MEICO pikërisht për heqjen e municionit dhe pas kësaj memoje, ministri i Mbrojtjes ka bërë shënimin për të marrë mendimin nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm", tha ai.
Celibashi, avokat i ish-ministrit të Mbrojtjes
Kreu i republikanëve përgatitet të përballet me akuzat e prokurorisë
Kryerepublikani Fatmir Mediu përgatitet për gjithçka duke ngritur ekipin e avokatëve, të cilët do ta mbrojnë në rast se ngjarja e Gërdecit do ta çojë atë drejt gjykatës. Ilirian Celibashi është i zgjedhuri i ish-ministrit të kabinetit "Berisha", i cili do të kujdeset për mbrojtjen e Fatmir Mediut në rast se prokuroria do t‘i drejtohet gjykatës. Përgatitjet në kampin e republikanëve janë në gatishmërinë numër një për t‘u përballur me ‘surprizat‘ e prokurorisë. Një ekip prej tre avokatësh, i kryesuar nga ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të dalin në mbrojtje të Fatmir Mediut për ngjarjen më famëkeqe të arkivuar në memorien e të gjithë shqiptarëve. "Gërdeci", që vetëm brenda pak minutash u bë i njohur te të gjithë shqiptarët, ka tronditur më shumë se ndonjëherë themelet e qeverisë, por mbi të gjitha ka prishur qetësinë e republikanëve.
Këta të fundit kanë nisur seriozisht përgatitjet për t‘u përballur me akuzat e prokurorisë, të cilat implikojnë ish-ministrin e Mbrojtjes brenda sferës së njerëzve përgjegjës të tragjedisë së Gërdecit. Doza e besimit kohët e fundit është ulur te kreu i republikanëve, i cili ka preferuar të marrë për avokat kryesor kunatin e tij. Rrjedha që po merr hetimi i asaj që ndodhi më 15 mars në Gërdec ka rritur ndjeshëm shqetësimin e kampit republikan dhe ka përqendruar gatishmërinë, vetëm te mbrojtja e Fatmir Mediut. Ilirian Celibashi, i cili aktualisht ka një studio ligjore pranë Zogut të Zi, do të jetë personi që do t‘i japë mbrojtje maksimale kreut të republikanëve. Pozicionimi i republikanëve në qeveri, debatet për ndryshimet kushtetuese, duket se nuk janë lënë në plan të dytë për republikanët, të cilët e kanë përqendruar vëmendjen vetëm te rrjedha që do të marrë hetimi i prokurorisë për Gërdecin. Dorëzimi i imunitetit të ish-ministrit dhe deputetit Mediu, tashmë është një fakt i konfirmuar nga mazhoranca dhe Kryeministri Berisha. Procedurat për lënien e imunitetit të aleatit më të rëndësishëm të kabinetit blu, kanë nisur tashmë dhe pritet që gjithçka të miratohet në sallën e Parlamentit. Kohët e fundit, ish-ministri Mediu është shfaqur më i relaksuar përpara mediave, duke ngarkuar me përgjegjësi reale shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Përpos deklaratave të tij, e gjithë sfera politike është e përfshirë nga fenomeni "Gërdec". Presidenti Topi i cilëson të drejta dhe të pavarura hetimet e prokurorisë, Kryeministri Berisha është përpjekur të tregohet luajal në komentet lidhur me punën e prokurores Ina Rama dhe ministri i ri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i ka kërkuar asaj që të thellojë akoma më shumë hetimet për shpërthimin në depon e municioneve në Gërdec, të cilin ai nuk e konsideron aspak një aksident. Deklaratat e krerëve dhe funksionarëve të lartë të shtetit kanë krijuar kohët e fundit një show-mediatik, megjithatë skenari i plotë i shpërthimit vazhdon të jetë ende i pazbardhur megjithëse kanë kaluar plot 53 ditë. Për t‘i bërë ballë gjithçkaje, ish-ministri Mediu përgatit terrenin, duke bërë si hapin e radhës atë të ngritjes së ekipit të avokatëve që do ta mbrojnë atë.