Rama: Berisha gënjen, ka shtruar vetëm 900 km rrugë

Tryeza e PS për infrastrukturën
Partia Socialiste organizon tryezën e programit për infrastrukturën.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi Kryeministrin Berisha se gënjen për 9 mijë kilometra rrugë të ndërtuara nga qeveria aktuale. Gjatë tryezës së programit Rilindja shqiptare për infrastrukturën, kryesocialisti tha se në rrugët e vendit ka një mungesë totale të shtetit. Sot ne e kemi analizën e 9 mijë kilometrave të Kryeministrit, që në fakt nuk janë 9 mijë, por siç u theksua nga drejtuesi i grupit të punës, në rastin më të mirë janë 1300 kilometra dhe në rastin më të keq janë 900 kilometra. E këta 400 kilometra diferencë midis rastit më të mirë dhe rastit më të keq përsëri tregojnë se në çfarë shteti jetojmë, një shtet pa inventar, një shtet që nuk tregon dot një hartë masterplani të zhvillimit të infrastrukturës, tha Rama. Sipas tij, nuk gjendet asgjëkund, në asnjë burim të institucioneve të këtij shteti, një referencë faktike për kilometrat e rrugëve për të cilat janë investuar paratë e popullit shqiptar. Thjesht në vetvete, kjo tregon se për çfarë rrënimi bëhet fjalë dhe për çfarë transformimi të domosdoshëm bëhet fjalë gjithashtu, u shpreh Rama. Duke bërë ndryshimin mes funksionimit të shtetit aktual dhe programit të ri të PS, Rama tha se ky program ka si objektiv krijimin e një rrjeti të unifikuar të transportit, bazuar mbi një plan të përgjithshëm kombëtar. Një rrjet i unifikuar i transportit, që do të shërbejë si një enë komunikimi, për të realizuar një shpërndarje të barabartë të mundësive të mirëqenies dhe të transmetimit të vlerave ekonomike në vend, është një domosdoshmëri. Sepse vetëm nëpërmjet një rrjeti të unifikuar të transportit, ne pastaj do të mund tia dalim të shpërndajmë shërbimet dhe tregjet, për të shmangur mbipopullimet sporadike të zonave të veçanta, u shpreh Rama. Duke folur për problematikat në infrastrukturë, Rama tha se vëmendja e programit të PS do të jetë ruajtja e jetës së qytetarit në rrugë. Mjafton të lexosh akt-ekspertizat e aksidenteve rrugore, gjë që është bërë nga ky grup pune, për të dalë në konkluzionin se vrasësi më i madh në rrugët e Shqipërisë është mungesa e shtetit si kujdestar për këto rrugë dhe për mirëmbajtjen e tyre. Janë mesatarisht 350 shqiptarë, 1 në ditë mesatarisht, që humbasin jetën në rrugë, u shpreh Rama. Kryesocialisti solli në vëmendje dhe borxhin e lartë publik dhe borxhet që qeveria u ka kompanive që kanë punuar në projektet infrastrukturore. Pjesë e dramës ekonomike të vendit është borxhi i qeverisë ndaj firmave që kanë lidhur kontrata të punëve publike me qeverinë. Është një borxh që shkon 100 milionë dollarë dhe dhjetëra milionë të tjera të padeklaruara, për shkak se firmat e ndërtimit janë marrë peng, u shpreh Rama.
Programi i PS për infrastrukturën
.Krijimi i një rrjeti të unifikuar të transportit, bazuar mbi një plan të përgjithshëm kombëtar.Përmes këtij plani do arrihet një shpërndaje shërbimesh dhe tregjesh, për të shmangur mbipopullimet sporadike të zonave të veçanta.
.Programi i Partisë Socialiste për infrastrukturën do të jetë i standardeve europiane, si në projektim, ndërtim, prokurim dhe mirëmbajtje
.Rrjeti i unifikuar i transportit do të disiplinojë trafikun, do të shpëtojë jetën e njerëzve, të cilët sot mbi 350 humbin jetën në aksidente rrugore
.Do të realizojmë një zhvillim gradual por tërësor të rrjetit të infrastrukturës. Do të punojmë mbi bazën e një strategjie dhe jo të tekave, mbi bazën e projekteve integruese dhe jo të copërave të zgjidhura e të palidhura.
.Plani për rrugët urbane do të lidhet drejtpërdrejt me planin për transformimin rrënjësor të sistemit dhe të transportit publik në nivel urban dhe ndërurban
.Ngritja e terminaleve moderne të autobusëve dhe krijimi i parkingjeve si kudo në vendet e zhvilluara
.Plani për rrugët kombëtare duhet të lidhet drejtpërdrejt me domosdoshmërinë për të integruar detin në ekonomi
Artan Lame
Kryetari i grupit të punës për Infrastrukturën në programin e PS, Artan Lame, tha dje në nisje të tryezës se qeverisja e nesërme socialiste nuk mund të vazhdojë të shpërdorojë, siç ndodh tani në mënyrë kriminale me jetët e shqiptarëve. Për ne, funksion bazë i qeverisë do të jetë garantimi me çdo kusht sigurinë e jetës së tyre. Zoti kryetar, ju takon juve ky mision shpëtimtar, duke tentuar që përmes programit që po përgatisim, në afate sa më të shkurtra të arrijmë në përgjysmimin e vdekjeve në rrugë, u shpreh Lame.
Vendimi, zyrtarët jo më shumë se në 2 borde
Qeveria ka marrë dje vendim për të kufizuar pjesëmarrjen e zyrtarëve politikë jo më shumë se në dy borde. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, u shtua një paragraf në vendimin Për këshillat mbikëqyrës të shoqërive anonime shtetërore, në të cilin thuhet se Funksionarëve politikë, nëpunësve civilë dhe punonjësve të administratës shtetërore u ndalohet pjesëmarrja, me të drejtë pagese, në më shumë se 2 (dy) borde apo komisione të ndryshme të njësive të qeverisjes qendrore. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes qendrore për zbatimin e këtij vendimi. Në pikën 7 të vendimit të vitit 2005, thuhet se shpërblimi i anëtarëve të këshillit mbikëqyrës është mujor dhe jepet nga mbledhja e parë e këshillit. Efektet përballohen nga vetë shoqëria anonime. Në mbledhjen e tij të parë, këshilli mbikëqyrës cakton sekretarin dhe masën e shpërblimit të tij.ILDKP: Edhe 3 ditë afat për deklarimin e pasurive
Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, u bëri thirrje dje të gjithë zyrtarëve se kanë ngelur edhe tri ditë nga mbyllja e afatit për deklarimin e pasurive të vitit të kaluar. Sipas tij, pas këtij afati nuk do të tolerohet asnjë zyrtar. Siç dihet tashmë, edhe 3 ditë kanë mbetur deri në përfundim të afatit për deklarimin e pasurive për vitin 2011. Sipas ligjit, më 31 mars, rreth 4800 zyrtarë duhet të dorëzojnë formularët e pasurisë. Ne ua kemi rikujtuar këtë detyrim të gjitha subjekteve nëpërmjet njoftimeve zyrtare, nëpërmjet autoriteteve përgjegjëse dhe organeve mediatike, tha Llalla. ILKDP-ja nënshkroi dje një marrëveshje bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, ku shprehet gatishmëria mes dy institucioneve për të shkëmbyer informacion, si edhe për të zhvilluar hetime ndërinstitucionale ndaj zyrtarëve publikë, të cilët abuzojnë me detyrat shtetërore për përfitime personale.
ARISTIR LUMEZI