E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha po tenton te bleje deputete te PS Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te selise roze se ka pasur tentativa te mazhorances per te blere deputete per votimin e kreut te ri te shtetit. Kreu i PS-se nuk ka permendur emra, por ka theksuar se behet fjale per dy deputete, te cileve u jane ofruar para ne kembim te votes. "Mbreme dhe te shtunen mbrema, dy deputete socialiste jane vendosur perpara ofertes ne para te te derguarve te kryeministrit per te dhene voten e tyre per kandidaturen e Partise Demokratike per President te Republikes", - u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Duke e cilesuar kete si nje tentative per te zgjedhur kreun e shtetit pa konsensus, Rama theksoi se opozita nuk do te pranoje asnje president te zgjedhur vetem nga ana e mazhorances. "Duam nje President konsensual. Duam nje President qe te misheroje unitetin kombetar ne kete kohe sfidash te medha per shqiptaret jo vetem si shtet, po dhe si komb. Duam nje President qe te garantoje Kushtetuten, institucionet kushtetuese dhe aktivitetin kushtetues te tyre", - tha Rama. Ne kete linje, ai ka argumentuar dhe takimin e me kreun e LSI-se dhe faktoret e tjere politike. "Ne kemi komunikuar dhe do te vazhdojme te komunikojme me cdo pale qe eshte e gatshme te komunikoje me ne. Kemi hapur nje komunikim me LSI. Do te vazhdojme te komunikojme. Kemi hapur nje komunikim me PDIU-ne", - u shpreh Rama. Kreu i PS-se ka theksuar se per zgjedhjen e nje presidenti konsensual, PS do te beje negociata dhe me Partine Demokratike. "Presim te komunikojme edhe me PD-ne dhe me faktoret e tjere politike ne parlament, me PR-ne, me FRD-ne dhe padyshim do te jemi ne komunikim te panderprere me PBDNJ-ne. Shqiperise i duhet kjo qe po bejme", - tha dje Rama. Nga ana tjeter, Rama ka perseritur qendrimin e Partise Socialiste per mospranimin e nje kandidati qe te jete zgjedhur nga ana e Partise Demokratike. "Nuk pranojme asnje kandidat nga Partia Demokratike. Dhe nuk synojme te imponojme asnje emer nga Partia Socialiste. Sepse, nuk duam thjesht nje President qe te mos jete nxjerre nga barku i oborrit te Saliut, po duam nje President qe te mos jete noter i cilesdo parti, perfshire edhe Partine Socialiste", - u shpreh dje Rama. Ne takimin e perjavshem me deputetet, Rama ka kerkuar dhe garanci per zgjedhjet dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor. "Procesi i reformes ka pasur dhe i ka te gjitha gjasat te mbyllet me sukses, ne te mire te vendit, ne te mire te te gjitha forcave elektorale qe pastaj misherohen ne forca parlamentare. Eshte bere hap konkret shume i rendesishem dhe shume i dobishem lidhur me administrimin e listave te zgjedhesve", - u shpreh dje Rama. Lidhur me akuzat e kryeministrit ndaj opozites, Rama u shpreh se dy forcat kryesore nuk duhet te humbasin me kohe me debate, por duhet te gjejne konsensus per miratimin e te gjitha detyrave, me qellim marrjen e statusit te vendit kandidat. "Rimarrja e avazit te vjeter, te fajesimit te opozites nuk na ben pershtypje, por na shqeteson, sepse bie ndesh me cka i duhet vendit dhe me cka duhet te bejme se bashku. Sot, per politiken shqiptare, ne raport me sfidat qe kemi perpara, vlen si rralle here shprehja e urte e popullit 'Koha eshte flori'", - u shpreh dje kreu i PS-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›