E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet korrierja e drogës me 12 kg heroinë

Autori i Lajmit: red.
Një shqiptare që transportonte 12 kilogramë heroinë në rrugët e Italisë, është vëne dje në pranga. Policia Italiane ka vënë në pranga shqiptaren me pasaportë britanike në kohën që po transportonte drogën, të cilën e kishte fshehur në gomën rezervë të makinës. Shqiptarja e paidentifikuar ende, mbante të fshehur në gomën rezervë të makinës 22 pako me heroinë. Blutë italianë bëjnë me dijeni se gruaja me nënshtetësi shqiptare udhëtonte me një pasaportë britanike. Ndërkaq, bashkë me 12 kg lëndë narkotike, asaj iu sekuestruan edhe 450 euro. Sipas policisë italiane, shtetasja shqiptare udhëtonte me një makinë Ford Focus, në të cilën kishte fshehur edhe heroinën. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autores.
Arrestimi
Policia italiane e Komos, ka vënë në pranga gjatë ditës së djeshme një grua shqiptare, pasi iu gjet një sasi prej 12 kilogramësh kokainë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj, që i janë referuar policisë. Këta të fundit bënë të ditur se trafikimi i drogave në Perugino ka pësuar një goditje të madhe dje, në sajë të policisë zvicerane të kufirit që çoi në arrestimin e një gruaje shqiptare, korriere droge, e cila mbante me vete 12 kilogramë kokainë. Sipas hetimeve të kryera nga zëvendësprokurori Publik Xhuzepe Petracini dhe Klaudio Cikela, prokuror i Peruxhias, së bashku me të dërguarin e policisë tatimore (Guardia di Finanza të Peruxhias) është arritur që të kapet gruaja shqiptare me pasaportë britanike, që po udhëtonte nga Italia në drejtim të Zvicrës me një makinë të llojit “Ford Focus”. Arrestimi është bërë pas studimit dhe vëzhgimeve të kryera mbi lëvizjet e disa individëve, të përdorura si korrierë nga organizatat kriminale që veprojnë në Umbria. Një patrullë e Guardia di Finanza - Seksioni i antidrogës (GICO), në bashkëpunim me policinë lokale, jo shumë larg nga Zvicra ka bërë të mundur që të ndalohet gruaja korriere. Shqiptarja me inicialet O. B., ka lindur në Shqipëri, por ka një pasaportë britanike, dhe udhëtonte me një Ford Focus me targa britanike.
"Pasi kemi ndaluar makinën, – tha shefi i komandës së Peruxhias, – kemi kryer kontrollin e makinës me dy qentë e grupit të Guardia di Finanza të Ponte Chiaso. Këta bënë të mundur zbulimin e kokainës në gomën rezervë. Ishin 22 pako të mbushura me kokainë, dhe të paketuara me letër natriban, për një total prej rreth 12 kilogramësh”. Menjëherë është bërë arrestimi i gruas shqiptare, dhe u bë sekuestrimi i drogës. Gjithashtu, iu bllokuan dhe makina, një telefon celular dhe 450 euro kesh. Pas arrestimit, gruaja është aktualisht në burgun e Komos. Mbi atë është ngritur akuza e trafikimit të kokainës në Peruxhia.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›