Rama: Berisha vetëm shpifje ndaj Bashkisë
Kreu i Bashkisë Tiranë, Edi Rama përshëndeti dje vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e cilësoi antikushtetues komisionin hetimor të shumicës për lejet e bashkisë së KRRT Tiranë. “E gjithë furia e shpifjeve të nxjerra me qëllim elektoral, ato që mbushën ekranet e gazetat përpara zgjedhjeve me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese shkelje lirish dhe të drejtash kushtetuese. Në vend të pagesës së dëmit që na detyrohet, për shkak të cenimit të autonomisë e të ligjit, Sali Berisha ka vendosur t’i japë vetes një bazë ligjore, përsëri antikushtetuese” u shpreh Rama.