Këshilli Kombëtar i PD, 336 emrat në garë për 100 vende, në listë edhe Çiljeta
Për 100 vendet e Këshillit Kombëtar të PD-së janë në garë 336 kandidatë. Në listën e gjatë të PD-së, të bie në sy se këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, e cila ishte aktive në këngën e fushatës 28 Qershorit. Në listën e PD-së janë përfshirë të gjithë deputetët aktualë, duke përjashtuar ata që janë kryetar partie në rrethe, pasi hyjnë automatikisht në PD. Në bazë të statutit të PD-së, të miratuar dje nga Kuvendi i IX-të, është sanksionuar që 30 për qind e tij do të përbëhet nga femrat. Kjo ka bërë që një pjesë e këshilltarëve të Kryeministrit, Kuvendit, apo zëvendësministreve dhe punonjësve të administratës të përfitojnë nga përfshirja në këtë listë. Të 1267 delegatët e Kongresit duhet të përzgjedhin 50 emra minimumin dhe si maksimum 100 emra për Këshillin Kombëtar të PD-së. Në listën e shpallur paraprakisht të bie në sy mungesa e ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango, si dhe i këshilltarit të Presidentit, Maksim Cikuli. Ndërsa është përfshirë zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, zëdhënësja e kryeministrit, Juela Meçani. Në listë mungojnë emrat e ish-deputetëve, Preç Zogaj, i cili kandidoi për Ligj dhe Drejtësi në zgjedhjet e 28 Qershorit, si dhe të Sali Shehut e Rahim Kalecit. Në listën e gjatë të emrave janë përfshirë dhe ata që njihen si oponentë të linjës zyrtare së PD-së, si Besnik Mustafaj dhe Aleksandër Biberaj. Në listën e kandidatëve për në Këshillin Kombëtar, edhe pse mungon emri i Eduart Selamit, ai përfshihet në mënyrë automatike, pasi ka qenë kryetar i Partisë Demokratike.
1. Sali Berisha, kryetar i PD, Kryeministër
2. Admir Drago, këshilltar i kryeministrit
3. Admir Sinemati, zv.drejtor i Mjekësisë Ligjore
4. Admirim Shehu, sekretar i Degës së PD, Fier
5. Adriana Gjoni, deputete e PD-së
6. Agim Redhi, kryetar i Komunës Remës
7. Agron Musaraj, anëtar i Këshillit Kombëtar
8. Agron Sharra, Kryetar i Qarkut, Vlorë
9. Ahmet Omi, nënkryetar i Bashkisë Shkodër
10. Aida Shehu, pedagoge
11. Albana Vokshi, kryetare e LDGSH, deputete
12. Albert Avduli, shef i Organizimit të PDsë
13. Albert Gajo, ish-zv.ministër i Integrimit
14. Albert Jorgji, drejtor Rajonal i Transportit
15. Albert Kushti, sek. Përgj. Ministria e Bujqësisë
16. Albert Zefi, kryetar FRPD-së, Lezhë
17. Aleksandër Biberaj anëtar i kryesisë së PD
18. Alfred Greca, kryetar i Komunës Gjepalaj
19. Alfred Olli, Drejtor i Përgj. i Emer. Civile
20. Alfred Rushaj, zv.ministër i Financave
21. Ali Tota, Drejtor i ZRPP-së, Durrës
22. Ali Turhani, Pedagog
23. Alie Kokalari, sekretare e degës, Gjirokastër
24. Alketa Cena nënkryetare PD-së, Kukës
25. Altin Ndroqi, Drejtor në Ministrinë e Transportit
26. Altin Voskopi, student, Korçë
27. Amantja Cullhaj, specialiste e organizimit të PD
28. Antonela Lena, Drejtoria e Bujqësisë, Gjirokastër
29. Antoneta Luli, sek. Përgjith. Min. Arsimit
30. Antoneta Malja, anëtare e Këshillit Kombëtar
31. Arben Culli, kryetar Qarku, Tepelenë
32. Arben Elezi, anëtar i Këshillit Kombëtar Peqin
33. Arben Imami, ministër i Mbrojtjes
34. Arben Qirjako, Kryeregjistrues i Republikës
35. Arben Xhiku, anëtar i Këshillit Kombëtar
36. Ardian Shkëlqimi, sekretar i Degës, Korçë
37. Ardian Turku, nënkryetar Parlamenti, deputet
38. Ardita Beçolli, gazetare
39. Ardita Gjyla, drejtoreshë shkolle
40. Arenca Trashani, deputete
41. Ariana Çela, këshilltare e kryeministrit
42. Arjan Kruja, sekretare e degës PD, Lezhë
43. Armand Teliti, Drejt. i Përgj. i Gjendjes Civile
44. Armando Cakrani, zv.regjistrues ZRPP, Vlorë
45. Arqile Gorea, Drejtor i Përgjithshëm i Postave
46. Arta Sakja, anëtare e Këshillit Kombëtar
47. Artur Shehu, anëtar i Kryesisë, Mallakastër
48. Astrit Patozi, nënkryetar i PD-së
49. Atrida Ferketi, drejtore e Arsimit Shkodër
50. Aurel Bylykbashi, ish-deputet
51. Avdi Mata, drejtor i Departamentit të OSSH
52. Avenir Peka, zëvendësministër i Brendshëm
53. Azgan Haklaj, anëtar i Këshillit Kombëtar
54. Baki Shehu, këshilltar i ministrit të Drejtësisë
55. Bardh Rica, kryetar i Qarkut Lezhë
56. Bardh Spahia, zëvendësministër i Shëndetësisë
57. Bardhok Gjini, Drejtor i KESH, Mirditë
58. Bardhyl Londo, anëtar i Këshillit Kombëtar
59. Bardhyl Peka, kryetar i bashkisë Has
60. Barie Isufi, Shërbimet qeveritare, Vlorë
61. Bashkim Vasku, anëtar kryesie, Librazh
62. Bedri Luku, Drejtoria e Tatimeve, Durrës
63. Besim Ahmati, sekretar dege PD, Kurbin
64. Besnik Jaku, Drejtor i QKB-së
65. Besnik Mustafaj, ish-deputet
66. Bexhet Çobani, Drejtor i Shërbimit të Transportit
67. Bislim Ahmetaj, drejtor në Min. e Bujqësisë
68. Bledi Kasmi, kryeredaktor i RD-së
69. Blendi Himçi, kryetar i Kësh. Qarkut Elbasan
70. Blerim Çela, ish-deputet
71. Blerta Selenica, drejtoreshë e DAP
72. Brunilda Dulja, drejtoreshë e Postës, Elbasan
73. Bujar Brovina, Drejtor i Qytetit Studenti
74. Bujar Hasanpapa, sekretar i degës, Tropojë
75. Bujar Huqi, kryetar i bashkisë Manëz
76. Bujar Leskaj, ish-deputet
77. Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë
78. Çiljeta Xhilaga, këngëtare
79. Dan Ngjeci, përgjegjës i ZRPP-së, Has
80. Dashnor Çela, Drejtor i Arsimit, Kuçovë
81. Dashnor Osmani, Kryetar Komune Maminas
82. Dashnor Sula, deputeti i PD-së
83. Dasho Aliko, kryetar i Komunës Lazarat
84. Daut Sula, nënprefekt i Lushnjës
85. Defrim Goma, kryetar i FRPD-së, Kavajë
86. Desantila Orizaj, sekretare për zgjedhjet, Berat
87. Dhori Kule, rektori i Universitetit të Tiranës
88. Dhurata Çupi, drejtoreshë Min. e Brendshme
89. Donika Çapi, shefe kabinetit Min. Mbrojtjes
90. Dorian Teliti, drejtor në Ministrinë e Financave
91. Dorotea Konomi, anëtare e Këshillit Kombëtar
92. Dritan Haznedari, drejtor i OSSH-së, Berat
93. Edi Paloka, deputet
94. Edit Harxhi, zëvendësministre e Jashtme
95. Edlira Hykaj, juriste, asistente e Kryeministrit
96. Edmir Kapedani, drejtor në Min. e Mbrojtjes
97. Edmond Spaho, deputet
98. Eduart Halimi, deputet
99. Eduart Ndreu, Drejtor Porti Durrës
100. Eduart Ypi, drejtor në Min. e Financave
101. Elfrida Zefi, pedagoge, Korçë
102. Elsa Gjini, anëtare e kryesisë së Degës
103. Elsa Meksi, Drejtoreshë e Shërbimeve Qeveritare
104. Elvana Hana, drejtore e ISKSH-së
105. Eneida Guria, drejtoreshë e QKL
106. Engjëll Hysenbegasi, pedagog
107. Enkelejd Alibeaj, deputet i PD
108. Eno Bozgo, zëvendësministër i Ekonomisë
109. Eris Hoxha, ish-deputet
110. Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD-së
111. Esat Thaçi, kryetar i FRPD-së, Kukës
112. Estela Kondura, kryetare e GRUD, Tiranë
113. Etion Kapedani, sekretar i Përgj. Min. Brendshme
114. Etrid Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar, FRPD
115. Eugen Isaj, Drejtor i Tatimeve, Elbasan
116. Evelina Koldashi, drejtoreshë e ISSH-së
117. Fadil Kapllani, nënprefekt i Skraparit
118. Fahri Balliu, botues i gazetës “55”
119. Fahrie Koldashi, kryetare e LDGSH, dega Kukës
120. Fatbardh Plaku, kryetar i komunës Farkë
121. Fatbardh Kadilli, deputeti i PD-së
122. Fatmir Neza, drejtor në Min. e Transporteve
123. Fatos Beja, deputet i PD-së
124. Fatos Hoxha, deputet i PD-së
125. Fatos Rexha, kryetar i komunës Paskuqan
126. Fatos Xhangolli, anëtar kryesie dega Gramsh
127. Ferdinand Poni, zv.ministër i Brendshëm
128. Ferdinand Shehu, nëndrejtor i ALUIZNIT
129. Ferdinand Xhaferri, ministër i Kulturës
130. Fiqiri Ismaili, kryetar i bashkisë Vorë
131. Flamur Çollaku, drejtor në ZRPP
132. Flamur Noka, deputet
133. Flamur Shehu, anëtar i Këshillit Kombëtar
134. Fliri Mosho, drejtor në ministrinë e Financave
135. Florian Mima, deputet i PD
136. Florian Xhuti, përgj. i Administratës PD
137. Flutura Hasko, anëtar i Këshillit Kombëtar
138. Galip Ramadhi, nënprefekt i Kavajës
139. Gazmend Dibra, Drejtor i Përgj. i Burgjeve
140. Gazmend Oketa, deputet i PD-së
141. Gazmend Sallaku, kryetar i grupseksioni, Tiranë
142. Genc Juka, ish-deputet
143. Genc Pollo, ministër i Reformave
144. Genc Ruli, ministër i Bujqësisë
145. Gent Strazimiri, deputet i PD
146. Genti Malko, anëtar i Kryesisë FRPD
147. Gentian Zere, kryetar i FRPD
148. Gentiana Boksi, këshilltare e grupit të PD
149. Gert Bogdani, deputet i PD
150. Gezim Dibra, deputet i PD
151. Gezim Karapici, ish-deputet
152. Gezim Ylli, kryetar komune Ishëm
153. Gjeorgjeta Hila, juriste, kryetare FRPD
154. Gjergj Bojaxhiu, anëtar i Kryesisë së PD
155. Gjokë Vuksani, ish-deputet
156. Gjergj Lezhja, sekretar i Përgj. i Kryeministrisë
157. Gjokë Uldedaj, deputet i PD
158. Gjon Ndoi, drejtor Rajonal i Tatimeve
159. Gjovalin Kolombi, kryetar i K.Qarkut Shkodër
160. Gladiola Busulla, anëtare e kryesisë PD, Durrës
161. Gledis Çela student, Vlorë
162. Glori Hysi, këshilltar i Kryeministrit
163. Gramoz Qendro, drejtor Min. Transporteve
164. Hajdar Kurti, sekretar i degës në Mat
165. Haki Mustafa, kryetar i Njësisë Bashkiake 11
166. Halil Begu, sekretar i degës Bulqizë
167. Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit
168. Hasan Halili, prefekt i qarkut Vlorë
169. Hekuran Hoxhalli, drejtor i Insp.Ndërtimit
170. Helena Vako, shefe e kabinetit Min.Financave
171. Helga Vukaj, nëndrejtoreshë e AKKP
172. Hysen Gashi, kryetar i Komunës Rashbull
173. Hysen Kuka, anëtar i kryesisë, dega Mat
174. Hysen Xhura, grupseksioni 4 Tiranë
175. Idriz Xhomara, ish-deputet
176. Ilda Lubonja, anëtare e Këshillit Kombëtar
177. Ilia Milo, kryetar i qarkut Korçë
178. Ilir Bano, deputet i PD
179. Ilir Dervishi, kryetar i FRPD, Elbasan
180. Ilir Kondi, Drejtor i QPZ
181. Ilir Rusmali, deputet i PD
182. Iliriana Herri, n/drejtore shkolle, Elbasan
183. Islam Qoku, drejtor
184. Islam Semanaj, anëtar kryesie PD, Shkodër
185. Ismail Hoxha, deputet i PD
186. Ismet Jaku, nënkryetar i degës së PD, Has
187. Ismet Mavriqi, kryetar bashkie Fushë-Krujë
188. Iva Zajmi, zëvendësministre e Brendshme
189. Ivi Kaso, drejtor i Depart. Antikorrupsion në KM
190. Jakup Beqiri kryetar i Komunës Kolonjë
191. Jemin Gjana, deputet i PD
192. Jonela Spaho, pedagoge, Korçë
193. Jorgjile Gjini, anëtare i Kryesie i degës PD, Fier
194. Jorida Tabaku, zëvendësministre e Integrimit
195. Jozefina Topalli, kryetare e Parlamentit
196. Juela Meçani, zëdhënëse e Kryeministrit
197. Juna Miluka, këshilltare e Kryeministrit
198. Justina Boriçi, anëtare e Këshillit Kombëtar
199. Kastriot Sulka, zëvendësministër i Punës
200. Keltis Kruja, prefekt i Tiranës
201. Klara Bici, regjisore, Korçë
202. Klodian Datja, kryetar i FRPD-së, Dibër
203. Klodian Pajuni, këshilltar i ministrit të Kulturës
204. Koço Bello, prefekt, Korçë
205. Kreshnik Çipi, deputet i PD
206. Kujtim Harshova, anëtar i Këshillit Kombëtar
207. Lajla Pernaska, deputete e PD
208. Laureta Bejkosala, drejtoreshe e ZRPP, Vlorë
209. Ledia Kovaçi, anëtare e kryesie PD, Durrës
210. Ledina Aliolli, deputete e PD
211. Lefter Maliqi, deputet i PD
212. Lek Gjoni, drejtor, Ministria e Transportit
213. Leonard Demi, deputet i PD
214. Liri Dibra, anëtare e kryesisë së PD
215. Luan Emiri, drejtor i Uj. Kanalizimeve, Krujë
216. Luan Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar
217. Luan Muça, kryetar Qarku
218. Luan Skuqi, deputet i PD
219. Luigj Gjoka, pedagog
220. Luigj Isufi, kryetar i bashkisë Laç
221. Lulzim Basha, ministër i Brendshëm
222. Lulzim Guni, kryetar i bashkisë Krujë
223. Majlinda Bregu, ministre e Integrimit
224. Margarita Qirko, pedagoge
225. Margarita Trasha, Drejtoreshe, Lezhe
226. Mariana Bulku, Drejtoresh e Drejtorisë Arsimore
227. Mariel Mejdi, drejtor në Min. Brendshme
228. Marjeta Zaçe, drejtoreshë në Min. Drejtësisë
229. Mark Maku, deputet i PD
230. Marsela Cengeli, studente, Elbasan
231. Maxhid Cungu, prefekt i Shkodrës
232. Mehmet Ibaj, anëtar i kryesisë dega Elbasan
233. Mehmet Xheka, deputet i PD
234. Mesila Doda, deputete e PD
235. Migena Bakalli, këshilltare në Kuvend
236. Migena Reçi, drejtoreshe në Min. Kulturës
237. Milika Jaho, anëtare e Këshillit Kombëtar
238. Mimoza Hajdarmata, inxhiniere
239. Mimoza Hasekiu, drejtoreshe në Min. Brendshme
240. Mirela Merlika, këshilltare në Kuvend
241. Mirela Muçaj, sekretare PD, Mallakastër
242. Mirela Tabaku, këshilltare e Kryeministrit
243. Mirgen Lata, drejtor i Përgj. në Min. e Transp.
244. Mirjeta Gjongeci, nënkryetare e PD
245. Mitro Çela, anëtar i Këshillit Kombëtar
246. Mujë Buçpapaj, anëtar i Këshillit Kombëtar
247. Mustafa Martini, nënkryetar i PD, Kurbin
248. Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit
249. Natasha Shehu, anëtare e Këshillit Kombëtar
250. Ndriçim Babasi, ish-deputet i PD
251. Ndue Paluca, deputet i PD
252. Neim Durdia, drejtor i ISSH, Berat
253. Neritan Lloshi, kryetar i FRPD-së, Fier
254. Nesti Kiri, drejtor i Rrugëve, Shkodër
255. Nestor Tereska, shef i Neurologjisë, QSUT
256. Nevila Bami, ekonomiste, Lushnjë
257. Nexhmije Xhuveli, kryetare e LDGSH, Vlorë
258. Nezir Haldeda, zëvendësministër i Financave
259. Nirvana Leka, drejtoreshë shkolle
260. Njazi Kosovrasti, këshilltar në Qeveri
261. Nuredin Ahmeti, kryebashkiak Bajram Curri
262. Nurie Hajdari, drejtoreshë në Posta Shqiptare
263. Oerd Bylykbashi, shef kabineti i Kryeministrit
264. Omer Stringa, dekan i Fakultetit Ekonomik
265. Osman Metalla, deputet i PD
266. Pal Dajçi, prefekt i Lezhës
267. Pashk Gjoka, anëtar i Këshillit Kombëtar
268. Paulin Stërkaj, deputet i PD
269. Paulina Hoti, deputete e PD
270. Pavllo Jorgaqi, drejtor i ISSH
271. Përparim Caca, kryetar i komunës Synej
272. Petraq Milo, këshilltar i Kryeministrit
273. Pranvera Bajaziti, nënkryetare e PD, Kavajë
274. Premtim Kryemadhi, drejtor i Arsimit
275. Qamil Boja, kryetar i komunës Gostime
276. Qarshif Hoxha, drejtor i Transportit Rrugor
277. Rajmonda Bulku, deputete e PD
278. Ramadan Krasniqi, nënkryetar i PD, Fier
279. Redi Saraçi, sekretar i degës së PD, Shijak
280. Rexh Biberi, kryetar i komunës Margegaj
281. Rexhep Uka, ish-deputet
282. Rezart Kthupi, drejtor në Min. Transporteve
283. Ridvan Bode, ministër i Financave
284. Ritvana Resuli, studente, Gjirokastër
285. Robert Çela, pedagog, Gjirokastër
286. Roland Bejko, drejtor në Min. e Brendshme
287. Rovena Muzhaqi, drejtoreshë në Min. Transp
288. Rrahim Çota, deputet i PD
289. Rajmond Hoxha, deputet i PD
290. Sabah Stafuka, nënkryetar i qarkut Durrës
291. Safet Sula, drejtor i përgj. Min. Financave
292. Sahit Dollapi, drejtor i Ujësjellësit Tiranë
293. Saimir Rustemaj, anëtar i kryesisë FRPD
294. Seit Kërtushaj, kryetar qarku, Durrës
295. Selami Xhepa, deputet i PD
296. Shaban Memia, drejtor i ALUIZNI-t
297. Shefqet Bruka, kryetar i qarkut Kukës
298. Shefqet Deliallisi, prefekt i Elbasanit
299. Sheferedin Shehu, deputet i PD
300. Shkëlqim Berisha, drejtor Min. Mbrojtjes
301. Shkëlqim Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar
302. Skënder Çota, zv.drejtor i Rrugëve
303. Skënder Duka, Drejtor i Bordit të Kullimit
304. Sokol Lekaj, zv.drejtor i Përgj. i Doganave
305. Sokol Olldashi, ministër i Transportit
306. Sonila Baka, drejtoreshe në Min. e Transp.
307. Spiro Ksera, ministër i Punës
308. Suela Dedja, nënkryetare e FRPD, Durrës
309. Suzana Guxholli, këshilltare e kryeministrit
310. Suzana Numani, drejtoreshë e Arsimit
311. Sybi Hida, deputet i PD
312. Tahir Okshtuni, anëtar i kryesisë PD, Kavajë
313. Tasim Mema, kryetar i Këshillit Qarkut Tiranë
314. Taulant Bino, zv.ministër i Mjedisit
315. Teuta Kalemi, drejtoreshë e DSHP, Gjirokastër
316. Tritan Shehu, deputet i PD
317. Uran Butka, anëtar i Këshillit Kombëtar
318. Valdete Vorpsi, pedagoge në UB
319. Vasil Ndreko, biznesmen
320. Vasillaq, Ngresi, deputet i PD
321. Veli Rada, anëtar i këshillit Kombëtar
322. Viktor Gumi, deputet i PD
323. Vilson Haxhiraj, biznesmen
324. Viola Isaku, studente, Durrës
325. Vjollca Vata, anëtare e kryesie, dega PD
326. Vullnet Çika, drejtor Telekomi Kukës
327. Xhentil Demiraj, drejtor në Min. Financave
328. Xhevat Hylviu, sekretar dege, Kavaje
329. Xhevdet Mehmeti, sek. Përgj. Min. Transportit
330. Ylli Asllani, këshilltar i Kryeministrit
331. Ylli Lama, deputet i PD
332. Yrjan Hasani, kryetar bashkie Sukth
333. Zamir Ramadani, drejtor i Përgj. Hekurudhave
334. Zana Turku, zëvendësministre e Kulturës
335. Zana Xhuka, zëvendësministre e Mbrojtjes
336. Zheni Gjergji, anëtare e kryesisë PD, Elbasan
Berisha kryetar i PD me 99.2%
ADI SHKEMBI
Sali Berisha zgjidhet për të pestën herë kryetar i Partisë Demokratike. Pas rreth 11 orësh numërimi të votave të delegatëve, nga të 12 qarqet e vendit, rezultoi se kreu i demokratëve është rikonfirmuar në këtë post me 99.2% të votave. Nga 1267 delegatë të thirrur në Kuvendin e nëntë Kombëtar kanë marrë pjesë 1248 delegatë. Nga këta 1208 delegatë kanë votuar pro rizgjedhjes së Berishës në këtë post edhe për katër vitet e ardhshme, pesë kundër dhe pesë abstenime. 30 vota kanë rezultuar të pavlefshme. Kuvendit Kombëtar i PD-së ka votuar dje edhe një listë me 400 kandidatë për Këshillin Kombëtar, nga të cilët do të zgjidhen 100 anëtarë. Për shkak të numrit të madh të delegatëve që kanë marrë pjesë në votim, pritet që rezultatet për anëtarët që kanë fituar të drejtën të jenë në Këshill, të shpallen pas dy ditësh. Pak minuta pas shpalljes së rezultatit të votimit, në një intervistë në emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë tha se “do t’i bind edhe ata që kanë votuar kundër që herën tjetër të votojnë për mua”. Berisha ka sqaruar gjithashtu edhe arsyen e vonesës për disa minuta përpara se të mbante fjalimin në Kuvend. Sipas tij, kjo erdhi për shkak të ndërrimit të kostumit, pasi ishte i djersitur pas punës në zyrë. Në mbledhjen e djeshme të Kuvendin, i cili ishte edhe faza e dytë e ripërtëritjes së partisë, për shkak se faza e parë ishte në maj në kongresin elektoral, u votuan edhe disa ndryshime në statutin e PD-së. Me votim të hapur të gjithë delegatët që ishin të pranishëm në sallë votuan pro ndryshimeve statusore, ndërkohë që në votim nuk u hodhën propozimet e anëtarit të kryesisë, Aleksandër Biberaj. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm Ridvan Bode, deri në momentin e votimit të ndryshimeve statusore nuk ishin paraqitur amendime të tjera. Në statutin e ri është hequr paragrafi, sipas të cilit Këshilli Kombëtar duhet të mblidhet dy herë në vit.
Kriza politike
Në një intervistë të dhënë për “Zërin e Amerikës”, kryeministri Sali Berisha përjashtoi çdo mundësi që Presidenti Bamir Topi të ndërhyjë për të ulur forcat politike në tryezë për të negociuar kushtin e Partisë Socialiste për hapjen e kutive të votimit. Sipas kreut të qeverisë, kreu i shtetit nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave. “Ka një problem serioz, ashtu siç e ka shprehur vetë presidenti. Presidenti është kryetar i Këshillit të lartë të drejtësisë. Ai dhe çdo zyrtar i këtij vendi nuk mund të pranojë kurrë të negociojë për një vendim gjykate. Vendimet e gjykatave janë të panegociueshme”, u shpreh Berisha. Sipas tij “për problematikën tjetër i kemi bërë një paketë dinjitoze opozitës, të cilën mendoj se duhet ta shqyrtojë me gjakftohtësi. Në këto zgjedhje është opozita që ka përcaktuar kodin dhe sistemin. Unë që flas, këtu kemi fituar në këto zgjedhjet 160 mijë vota më shumë se në 2005, por këto nuk na janë konvertuar me mandate për shkak të sistemit që zgjodhi Rama”. Ai ka përsëritur ftesën që PS të kthehet në Parlament, duke shprehur gatishmërinë e tij për një komision hetimor për zgjedhjet, por jo për të shkelur vendimet e gjykatave.
Hap Kuvendin e PD. “Rama s’pranon sistemin demokratik”
Topalli: Berisha do shndërrojë vendin në tokën e premtuar
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ishte e para që hapi Kuvendin Kombëtar të PD-së, duke i uruar mirëseardhjen delegatëve dhe të ftuarve. Në fjalën e saj, Topalli ka deklaruar se “Ky është Kuvendi i Fitores. I fitores së mandatit të dytë.
Faleminderit ju, të gjithëve, faleminderit Partisë Demokratike, anëtarëve të saj, mbështetësve tanë, atyre që në 19 vite, çdo javë, çdo ditë, punuan, u sakrifikuan pa kërkuar kurrë asgjë”. “Ne fituam sepse ne ishim të vërtetë. Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të shndërroj këtë vend në tokën e premtuar. Nga ky Kuvend, ne duam të falenderojmë çdo shqiptar për rrugën e progresit që bashkë kemi bërë. Të jesh në politikë do të thotë, çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë të mendosh se çfarë tjetër mund të bësh për to”, deklaroi Topalli. Sipas saj, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s falë insistimit të kryeministrit Berisha. “Në atë kohë askush nuk mund ta besonte. Se ne mund t’ia arrinim. Sot, ne jemi qytetarë të NATO-s. Ëndrra u kthye në realitet. Berisha tejkaloi veten. Pastaj qytetarët u pajisën me ID. Dhe më 28 Qershor bëmë zgjedhjet më të mira. Plotësuam angazhimet e OSBE, siç u certifikua nga ndërkombëtarët. Më 28 Qershor fitoi demokracia. Për këtë çdo shqiptar ka meritë. Të gjithë ju keni meritë. Zgjedhjet u bënë të lira e të ndershme. Të gjithë ishim të kënaqur. Ditë e bukur. Shqiptarët folën. Na thanë drejtoni Ju. Drejtoni përsëri Ju, Z. Berisha”, tha Topalli. Për numrin dy të PD-së, se tani qytetarët duan të lëvizin pa viza. Kryeparlamentarja shtoi se “më 28 Qershor bëmë zgjedhjet më të mira. Plotësuam angazhimet e OSBE, siç u certifikua nga ndërkombëtarët. Më 28 Qershor fitoi demokracia. Ne fituam sepse ne ishim të vërtetë. Guximi ynë për ndryshim bëri që jo vetëm shumica e shqiptarëve, por të rinjtë, të parët e në mënyrë masive, të votonin PD, si forca që kthen ëndrrën në realitet. Për këtë fituam”. “Ndërsa në anën tjetër. Vetëm një person nuk do të pranojë se ka humbur. Nuk pranon 28 Qershorin. Ashtu siç nuk pranon 8 dhjetorin e ‘90. Nuk duron që nuk është në pushtet. Nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të lira. Ai nuk pranon themelin e sistemit demokratik. Në fakt, ai nuk është PS-ja. Ai e ka zaptuar PS-në, siç zapton rrugët për pallate. Ai nuk është PS-ja”, tha Topalli. Kryeparlamentarja shtoi “Më 16 nëntor BE tha: Morët shkëlqyeshëm provimin e 28 Qershorit. Kapeni çdo çast. Kapni çdo shans. Kapni kohën. Tani duhet të vrapojmë. Ndryshime të tjera do bëjmë në 4 vitet e ardhshme. Në korrikun e ardhshëm do lëvizim pa viza. Kjo parti bëri të mundur MSA; Kjo parti bëri të mundur NATO-n; kjo parti bëri kërkesën për BE; kjo parti mori OK nga 27 vende të BE; kjo parti, e drejtuar nga Sali Berisha do ta shndërrojë këtë vend në tokën e premtuar”.
Statuti sipas ndryshimeve në Kod
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode tha dje në kuvendin kombëtar se, ndryshimet në statut përshtatin ligjin themeltar të kësaj partie me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëra para zgjedhjeve të 28 qershorit. “Në këtë projekt statut sanksionohet ndryshimi i bërë në prag të fushatës elektorale të 28 qershorit për simbolin e Partisë Demokratike dhe përdorimin e tij në aktet shkresore dhe veprimtaritë propagandistike. Bëhet përshtatja e ndërtimit organizativ të partisë me organizimin e sistemit elektoral të zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre vendore”, theksoi Bode. I pyetur mbi mungesën e Ramës në kuvendin e demokratëve, sekretari i përgjithshëm, tha se: “ne bëmë një ftesë normale, të cilës iu përgjigjën pjesa dërrmuese e partive politike. Edi Rama zgjodhi heshtjen dhe largimin. Kjo është një e drejtë e tij”. Ndryshimet në statut parashikojnë shkrirjen e nëndegëve dhe krijimin e një strukture të re drejtuese në 12 qarqet.
Astrit Patozi
“Kemi mbi 98 mijë anëtarë”
Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, theksoi në kuvendin e demokratë-ve se PD-ja ka anëtarësuar në radhët e saj 98.670 anëtarë në të gjithë vendin. Gjatë fjalës së tij para delegatëve të Kuvendit të 9-të, kreu i grupit parlamentar, i cili gjatë kësaj periudhe dymujore kryesoi edhe komisionin për procedurat operacionale dhe elektorale, komision përzgjedhës për përzgjedhjen e delegatëve, shpjegoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar. “Këta delegatë përfaqësojnë anëtarësinë e PD-së të shpërndarë në 39 degët e PD-së, njëra më qendër në Athinë”, - saktësoi Patozi. Në-nkryetari demokrat informoi më tej se zgjedhjet e brendshme janë zhvilluar në përputhje me statutin e partisë
“Ndryshimet në statut formale”
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj tha se ndryshimet në statut që u votuan ishin formale, ndërsa Kuvendi nuk ishte ai i ndryshimit. Biberaj bëri publike pak ditë më parë në media disa ndryshime për statutin e partisë, por nuk u propozuan për tu votuar. “Kisha dëshiruar që ky kongres të ishte jo thjesht kongres i vazhdimësisë, por të ishte i ndryshimit. Siç ishte paralajmëruar nga lidershipi nuk ka ndryshime thelbësore, esenciale. Janë bërë disa ndryshime formale lidhur me strukturën për t’ia përshtatur kodit të ri elektoral”, tha Biberaj. Sipas tij “unë mendoj që duhej ndryshuar thelbi i statutit, kryesisht me votimin sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. Mendoj që ky parim duhej të miratohej dhe të përfshinte të gjithë zgjedhjet në PD, pra zgjedhjet për lidershipin e partisë, zgjedhjet për përfaqësuesit për zgjedhjet vendore dhe për përfaqësuesit në parlament”.
Berisha: Gati për çdo betejë për votën e lirë
ADI SHKEMBI
“Sot ne jemi gati për çdo betejë në mbrojtje të votës së lirë e të vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë”. Kështu është shprehur dje kryeministri Sali Berisha në Kuvendin e nëntë Kombëtar të Partisë Demokratike. Në një fjalim që zgjati 35 minuta përpara 1267 delegatëve nga të gjitha rrethet kreu i demokratëve ka përshëndetur punimet e këtij forumi. Fjala e Berishës është përqendruar në momentet e krijimit të të parës forcë politike anti komuniste në vitin 1990, situatën e fundit politike dhe programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Partia
Kreu i demokratëve, Sali Berisha tha se kjo forcë politike është ndër të paktat në vendet e lindjes që feston këtë vit rënien e murit të Berlinit në pushtet. “Ne demokratët shqiptarë të jemi të vetmit ndër vendet ish komuniste që të festojmë rënien e murit të Berlinit në pushtet dhe ta festojmë atë më madhërishëm se kurrë, ta festojmë atë më fuqishëm se gjithë Evropa, ta festojmë atë me gjysmë milioni shqiptarë në sheshet e kryeqendrës së vendit”, theksoi Berisha. Sipas tij “ne në kushtet e një mjerimi total, të një hiperkolektivizmi më të thellë, të dyfishojmë çdo vit të ardhurat për qytetarët shqiptarë, bëri që ne ti rezistojmë një terrori të paparë të rebelimit komunist dhe të largojmë me votën tonë të lirë, ata që në pushtet erdhën me dhunë. Liria është pasioni ynë”.
Opozita
Nga foltorja e Kuvendit kombëtar kreu i ekzekutivit i ka bërë sërish thirrje opozitës që ti japë fund bojkotit dhe të rikthehet në Kuvend. “Garantoj opozitën se do të ketë hapësirën më të madhe, respektin më të thellë, në misionin e saj, sikundër i ofroj në emër tuaj frymën e bashkëpunimit, të mirëkuptimit për reformat e mëdha”, theksoi kreu i qeverisë. Por në të njëjtën kohë ai i bëri thirrje pakicës që të mos nëpërkëmbë vullnetin e qytetarëve të cilët e thanë fjalën e tyre në 28 qershor. “Ju bëj thirrje hiqni dorë nga mentaliteti i etërve tuaj, hiqni dorë sepse betejën me ta e bëmë në vitin 90”, theksoi Berisha. Nga Kuvendi i demokratëve ai tha se beteja e re e maxhorancës është lufta ndaj mafies, e cila sipas tij, nxin çdo ditë imazhin e vendit. “Ne, një betejë e madhe na pret dhe kjo është beteja me mafien, me më të pashpirtën, me më shpirtkazmën, me më të rrezikshmen. Ndaj edhe qëndrojmë këtu më të vendosur se kurrë për t’i rezervuar asaj darët dhe gërshërët e ligjit, kudo që ndodhet. Kjo maxhorancë, është sot më e vendosur se kurrë të zbatojë me vendosmëri ligjin, të përdorë të gjithë pushtetin që i ka dhënë sovrani në zgjedhjet e 28 qershorit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar mafies, e cila nxin çdo ditë”, shtoi më tej kreu i qeverisë.
Qeveria
Kryeministri Berisha vlerësoi para delegatëve demokratë koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai tha se së bashku me këtë parti dhe aleatët e tjerë do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2024. “Ndjehemi shumë krenar, që qëndrojmë në këtë ideal, jemi shumë të kënaqur që në këtë koalicion kemi një parti që përfaqëson interesat e vërteta të elektoratit të majtë. Të vendosur të ecim së bashku në zgjedhjet e 2011, të ecim së bashku në zgjedhjet e 2013, të ecim së bashku në zgjedhjet e 2024”, theksoi Berisha. Ndërkohë në një intervistë për Top Channel ai tha se do të qëndrojë në politikë edhe 35 vjet, teksa hodhi poshtë pretendimet se do të lërë si trashëgimtare vajzën e tij Argita Malltezi. “A e mendoni ju që koalicioni PD-LSI e ka të sigurt fitoren në Bashkinë e Tiranës e ka të sigurt 2013, fitoret tona do shkojnë deri në 2024 po këtu jemi. E dëgjoja një ditë unë ku fola për fëmijët e mijë që e kanë të hapur rrugën për në politik. U keqkuptua ajo se pash ata që thoshin se Berisha po len trashëgimi. Harroje se Argitës i bie me qenë 72 vjeç ku të iki unë nga politika. Unë kam thënë edhe 35 vite”. Në fjalimin para delegatëve kreu i qeverisë premtoi investime në arsim, shëndeti dhe rritje pagash e pensionesh.
Tezat e kryeministrit
Garantoj opozitën se do të ketë hapësirën më të madhe, respektin më të thellë, në misionin e saj, sikundër i ofroj në emër tuaj frymën e bashkëpunimit, të mirëkuptimit për reformat e mëdha.
E paralajmëroj se pasioni im për lirinë nuk do të pranojë kurrë që një grusht pinjollësh të bllokut, të mund të nëpërkëmbin vullnetin e lirisë, vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Sot ne jemi gati për çdo betejë në mbrojtje të votës së lirë e të vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë.
Ne e nisim qeverisjen në vitin e parë të mandatit të dytë pasi kemi rritur numrin e studentëve nga 52 mijë studentë në 120 mijë dhe ne jemi të vendosur që brenda këtij mandati, numri i studentëve në universitetet e vendit, publike dhe private të tejkalojë 150 mijë.
Në këtë mandat do të vazhdojmë të përparojmë cilësinë e shërbimit shëndetësor.
Ne jemi të vetmit në Evropë që sërish parashikojmë në qershor të vitit që vjen të bëjmë rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në tërë historinë e vendit.
Ne po reformojë tërësisht sistemin e ndihmës shoqërore dhe unë jam këtu për t’ju dhënë ju fjalën se brenda këtij mandate nuk do të ketë shqiptarë që të marrë më pak se 2 dollarë në ditë.
Qëndrojmë këtu më të vendosur se kurrë për t’i rezervuar asaj darët dhe gërshërët e ligjit, kudo që ndodhet.
Në qoftë se mafia pushton rrugët e kryeqytetit, po në qoftë se mafia gllabëron pronat publike në zemër të Tiranës, ku është shteti, ku është ligji?
Projektet e premtuara para shqiptarëve, rruga e Arbrit, Boshti i Jugut, tuneli i Elbasanit, rruga Qafë Plloçë - Qukës, Fierzë - Koman dhe 700 mijë kilometër rrugë do të asfaltohen dhe ndërtohen në mbarë vendin.
Shqipëria evropiane do të jetë Shqipëria e qytetarëve me furnizimin me ujë 24 orë.
Zotimi i ynë për 160 mijë qytetarë të punësuar në fund të këtij mandati po jetësohet çdo ditë e më shumë në Tiranë dhe në qendra të tjera të mëdha të vendit.
Ndjehemi shumë krenar, që qëndrojmë në këtë ideal, jemi shumë të kënaqur që në këtë koalicion kemi një parti që përfaqëson interesat e vërteta të elektoratit të majtë. Të vendosur të ecim së bashku në zgjedhjet e 2011, të ecim së bashku në zgjedhjet e 2013, të ecim së bashku në zgjedhjet e 2024.