E Diel, 1 Nëntor 2026

Alishia Kejs: “Ja pse nuk vesh kurrë fund ...”



Asnjëherë nuk e kemi parë të veshur me funde, madje as në evenimentet më të rëndësishme. Këngëtarja Alishia Kejs performon e veshur me pantallona, del në rrugë me pantallona dhe për këtë ekziston një arsye, që sipas saj është shumë e rëndësishme: nuk dëshiron të duket si prostitutë... “Kur isha e re, kjo ishte mbrojtje për mua. Është një mënyrë për të ecur në rrugë në mënyrë të sigurt. Ajo që unë jetoja ishte një rrugë e frekuentuar nga prostitutat. Prandaj nëse mban veshur një fund, menjëherë do të shihesh si objekt seksi. Kjo më bënte të distancohem nga veshjet moderne. Përveç kësaj, pantallonat janë po aq seksi”,- ka thënë Keys. Këngëtarja praktikon këtë lloj veshjeje që në kohën kur ishte adoleshente, që të mos përzihej me prostitutat në vendin e saj Nju Jork. Këngëtarja e muzikës r’n’b kurrë nuk i ka ekspozuar këmbët e saj, qoftë në publik ose në skenë, një veti e veshjes të cilën ajo e ka zgjedhur vite më parë për të mbrojtur imazhin e saj.

Tara Reid
Zhvishet për herë të parë për “Playboy”-n

Zhduket për një kohë të gjatë dhe arsyeja për këtë është disintoksikimi nga alkooli. Tara Reid kthehet në formë të mrekullueshme për të gjithë adhuruesit e femrave seksi dhe pozon për numrin e ardhshëm të revistës “Playboy”. Ajo u bë e famshme falë filmit mit për adoleshentët “American Pie”. 34 vjeçarja ka pranuar se i është nënshkruar kirurgjisë estetike për të përmirësuar formën e gjoksit, pas dy operacioneve që nuk dolën me sukses. Për “Playboy”-n pozon më një dekolte të ekzagjeruar që të lë pa fjalë. “Vajza e keqe”, së bashku me Paris Hilton ndiqet nga paparacët, të cilët mundohen të kapin ndonjë detaj sado të vogël parregullsie dhe kështu Tara nga disa kilogramë të tepërt kalon në një linjë gati anoreksike. Trupi i saj tashmë duket perfekt edhe pse aparatët fotografikë përpiqen të gjejnë për ndonjë shenjë apo defekt.

15 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›