Shalësi: Po hedhin baltë mbi bashkinë
Veprim që synon të hedhë baltë mbi njeriun që solli modelin e suksesit të Bashkisë së Tiranës. Të tillë e cilësoi dje nënkryetari i bashkisë, Eduard Shalësi, kërkesën zyrtare për komisionin hetimor "Rama2". "I presim me keqardhje për mjerimin e tyre moral dhe politik, se jemi të bindur që pas 28 qershorit kjo farsë do të marrë fund", tha Shalësi në një prononcim për mediat. Dy ditë më parë ishte Shalësi ai që në reagim të disa deklaratave të bëra nga eksponentë të mazhorancës paralajmëroi hapjen e një procesi gjyqësor me akuzën e shpifjes.