E Shtunë, 31 Tetor 2026

VNV-të, nis shqyrtimi i udhëzimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi dje shqyrtimin e projekt-udhëzimit "Për përgatitjen e Vendit të Numërimit të Votave, mënyrën e ngritjes së Grupeve të Numërimit dhe caktimin e tavolinave të numërimit të votave". Gjatë mbledhjes së djeshme, KQZ shqyrtoi një pjesë të këtij udhëzimi, duke përcaktuar disa prej kritereve dhe rregullave që do të ndiqen prej saj dhe KZAZ-ve në ngritjen e grupeve të numërimit të votave dhe kushteve teknike për të garantuar procesin. Projekt-udhëzimi parashikon

ngritjen e 385 tavolina të numërimit të votave për zgjedhjet e 28 qershorit. Projekt-udhëzimi është i ndarë në tri pjesë, nga të cilat, pjesa e parë përcakton parimet e përgjithshme dhe qëllimin e këtij udhëzimi. Pjesa e dytë përcakton rregulla të qarta për mënyrën e caktimit të VNV-ve, kriteret teknike të tij, si dhe organizimin e brendshëm të VNV-së. Pjesa e tretë përcakton mënyrën e ngritjes së Grupeve të Numërimit, caktimin e numrit të Grupeve të Numërimit dhe të tavolinave të numërimit, propozimet dhe emërimin e anëtarëve të tij, si dhe procedurat për zëvendësimin e anëtarëve të GN. Në nenin 6 dhe 7 të projekt-udhëzimit parashikohet mënyra e punës së GN-ve, caktimi i numrit të tyre dhe tavolinave të numërimit, në varësi të numrit të qendrave të votimit në përbërje të zonës së administrimit zgjedhor. Në bazë të Kodit Zgjedhor, një VN mund të ketë më pak se 5 dhe më shumë se 10 tavolina numërimi. KQZ votoi në parim dhjetë nenet e para të këtij udhëzimi dhe pritet që ditën e martë të javës që vjen të miratojë edhe nenet e tjera që nuk janë marrë ende në shqyrtim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›