E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Blushi me Berishën kundër PS, Blushi: Skenar për të djegur mandatet

 Kryetari i PS-së gjatë një interviste në emisionin “5 pyetje me Babaramon” në “Ne-ws 24” me gazetarin Ilir Babaramo tha se qëndrimi i depute-tëve që janë kundër bojkotit përputhet me qëndrimet e Sali Berishës. Si do largohet Berisha kur me ndryshimet kushtetuese përmes mocioneve nuk largohet? Nuk ka lidhje fare se sa vetë e zgjedhin Presidentin për të garantuar rolin kushtetues të Presidentit sot. Në të ardhmen do të shohim se si do të funksionojnë gjërat. Nuk kemi të bëjmë fare me një problem të tillë. Në rast se kutitë nuk hapen ne do të largojmë Sali Berishën nga qeveria bashkë me kutitë. Kjo s’ka të bëjë fare as me dhunën as me format antikushtetuese të marrjes së pushtetit. Ne nuk synojmë dhe nuk ëndërrojmë marrjen e pushtetit në tavolinë. Beteja e pushtetit bëhet vetëm përmes votës. Por është një betejë që zhvillohet në rrugë në rast se nuk të japin mundësi ta zhvillosh në institucione.Cili është skenari i protestave që do të organizoni?Duke e shtyrë përditë tryezën mund të marrë kohë dhe mund të kapërcejë dimrin duke na lënë ne në pritje. Ne jemi në rrugën tonë. Organizimi ka filluar dhe shumë shpejt do të jetë transparente edhe data kur ne do të mblidhemi për një protestë që nuk do të ndalet. Do të bëjmë paralelisht dialog dhe protesta, pa zgjidhje nuk ka asnjë proces tjetër. Në rast se Sali Berisha e pengon rrëzimin e këtij korrupsioni elektoral duhet të përballet me popullin që nuk është dakord që t’ia lerë në dorë të Sali Berishës votën e tij.Djegia e mandateve, ka krijuar polemika dhe ju keni thënë se nuk do digjen, por nuk keni thënë se si nuk do të digjen ato?Kjo është një dilemë e madhe, një hall i madh i Sali Berishës. çdo bëjnë këta që do më lëne mua rehat që unë të shkoj bashkë me Fatosin e Ilirin tek ato listat poshtë, nën këta që u treguan të paepur, të cilëve u ofruam dhe ca para dhe nuk u joshën, u vumë dhe disa sirena që të këndojnë këngët e Evropës dhe demokracisë. A do ta bëjnë që të shkojnë dhe të djegin mandatet që ne të bëjmë respektimin e kushtetutës dhe ne të fillojmë peshkimin poshtë liste?! Le t’ia lemë Sali Berishës këtë dilemë. Mandatet e PS janë mandatet e popullit opozitar. Janë më pak se sa populli opozitar i ka dhënë kësaj partie dhe nuk kemi ndërmend që t’i lemë të digjen.Në një deklaratë të bërë në këtë studio, zoti Majko e konsideroi betimin e deputetëve një formalitet?Unë ndaj shumë mendime me zotin Majko kështu që nuk është çudi që ndaj edhe këtë mendim. Ajo që është e rëndësishme në këtë çështje është se PS nuk e ndërpret bojkotin pa u hetuar në mënyrë transparente zgjedhjet, duke hetuar edhe çka ka brenda në kuti përmes një komisioni parlamentar dhe nuk lejon askënd që të prekë mandatet e saj.Këta deputetë që do shkojnë të bëjnë këtë formalitet do të shkojnë para datës 4 mars, siç është shprehur dhe zoti Blushi, Islami dhe dy të tjerë?Nuk kam dëshirë të merrem me persona e të komentoj persona. Ishte një proverb, por pyetjes suaj i përgjigjem shumë thjesht; rruga e tyre për fat të keq nuk është rruga e PS, por përputhet me rrugën e Sali Berishës kundër PS dhe interesave të saj.Ata nuk janë më deputetë të PS?Unë e dhashë përgjigjen time, dhe komentova pyetjen që ju bëtë.Ata kanë kërkuar votim të fshehtë për të vendosur rreth bojkotit?Unë jam zgjedhur kryetar i PS pasi dhashë dorëheqjen time, pasi u hap një garë dhe pasi konkurrova me një propozim të thjeshtë. Kërkova votën e Partisë Socialiste për të vazhduar betejën për demokraci duke bojkotuar Parlamentin deri në realizimin e kërkesave tona dhe duke u organizuar në rrugën e protestave në hapjen e kutive. Votimi ishte i qartë, i pastër i prerë. 90 e ca për qind më dhanë mandatin për ta udhëhequr PS në këtë rrugë. Nuk ka votë të fshehtë të përfaqësuesve të popullit për qëndrime, ka votë të fshehtë për zgjedhje. Nuk ka votë të fshehtë për qëndrime as në Parlament. Ka transparencë qëndrimesh, sepse populli që të ka zgjedhur do të dijë çfarë qëndrimi ke t’i që e përfaqëson në çdo rast dhe për çdo gjë. Përse i druheni një votimi të fshehtë, mos nuk e keni nën kontroll grupin parlamentar?Nuk i druhemi asnjë lloj votimi të fshehtë dhe përmes një votimi të fshehtë kam marrë mandatin. Rregullat e demokracisë janë këto. Populli voton në mënyrë të fshehtë për një qëndrim apo tjetër në format e referendumit, jo përfaqësuesit e tij, të cilët duhet të jenë transparentë kur është fjala për qëndrime.Cili është fati i tyre nëse nuk i nënshtrohet vendimeve të forumeve?Fatin çdo njeri e ka në dorën e tij. Unë nuk jam administrator i fatit të askujt në mënyrë personale. Jam kryetar i PS. PS është një bashkim vullnetar që ka parime vlera dhe rregulla të shkruara e të pashkruara të bashkëjetesës së vet që sigurisht secili duhet t’i respektojë.Kemi këto ditë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Lustracionit. PD shprehet se do ta ankimojë në Strasburg dhe ju akuzon se nuk keni vullnet të dënoni krimet e komunizmit. Do të bëheni pjesë e këtij procesi?Kam goditur Enver Hoxhën që në 11 janar të 1991 në sallën e Akademisë së Arteve dhe publikisht në atë sallë, ka pasur njerëz që kanë firmosur peticionin duke kërkuar rishikimin e figurës së Enverit dhe lirimin e të burgosurve politikë. Ky peticion është firmosur në dy kopje një për Ramiz Alisë dhe një për Rilindjen Demokratike. Me urdhër të Sali Berishës ai peticion nuk është botuar, sepse Sali Berisha as Enver Hoxhën nuk e godiste në atë kohë, kur e mbante ende teserën në xhep me krenarinë e teserës duke përndjekur njerëz e duke i çuar edhe në internim, as Ramiz Alinë deri në ato momente, e jo e jo më pastaj, lirinë e të burgosurve politikë që më ka thënë personalisht që “ne nuk mund të pajtohemi me llumin e kësaj shoqërie”. Më është thënë kjo në sy në Qytetin Studenti në praninë e Ardian Klosit. Në gazetë nuk është botuar.Këto janë të vetmet 11 minuta që ju keni qenë në PD?Sa herë që Sali Berisha ka një problem nxjerr dosjet. Sa herë Saliut i vështirësohet pozicioni e puna nxjerr dosjet. Ka qenë president, ka pasur çdo gjë në dorë, pse nuk i ka hapur dosjet. Ka qenë në opozitë. Pse nuk ka kërkuar hapjen e dosjeve me një iniciativë në Kuvend? Grupi i PS ka depozituar një projektligj i firmosur nga Pandeli Majko dhe është mbajtur në sirtar.Ka dy elementë këtu që askush nuk duhet t’i nënvleftësojë. Dosjet nuk janë më integrale siç kanë qenë, sepse Sali Berisha është kujdesur në kohën kur ishte President për të fshehur disa nga ata që e sollën në pushtet, që e mbanin dhe që e ndihmojnë edhe sot të jetë në pushtet afër apo larg. Dosjet duhet të hapen. Ne jemi të gatshëm që t’i hapim dosjet, por për të dënuar krimet e së shkuarës dhe jo për të mbuluar mëkatet e të tashmes. Blushi: Rama, pre e skenarit për të djegur grupin e PSAnëtari i kryesisë së PS-së, Ben Blushi propozon një projekt bashkimi për të përgatitur partinë për betejën e ardhshme elektorale, fitorja e të cilës sipas tij, do të zhbëjë 28 qershorin. Në një intervistë për "Ora e Intervistës" në "Ora News" me gazetarin Alfred Peza ai flet për situatën në selinë rozë dhe tryezën që mund të thërrasë Presidenti Topi për zgjidhjen e krizës politike. Zonja Dade tha që ju duhet të kaloni më parë nga zyra e saj si sekretare e marrëdhënieve ndërkombëtare në PS...Nuk do komentoj, por unë nuk kam nevojë për përkthyes kur dal jashtë shtetit. Kush është ai që ka nevojë?Unë të paktën jo. Nuk kam nevojë për përkthyes kur shkoj në Bruksel, në Londër dhe kudo tjetër. Në Kinë dhe Rusi kam nevojë për përkthyes. Në Strasburg u miratua një rezolutë e KiE, që ka të bëjë me hetimin e zgjedhjeve, dhënien fund të bojkotit dhe ulja në tryeze me ndërmjetësimin e Presidentit për tejkalimin e situatës. Si po e lexon PS këtë gjë?Ishte e pritshme që rezoluta e KiE të sillte një ndryshim në shahun politik në Shqipëri, gjë që ka gjasa të ndodhë. Sado që kam shpresë që rezoluta të shërbejë si akt mirëkuptimi mes qeverisë dhe opozitës fatkeqësisht s'jam shumë optimist. Shenjat e para janë që palët janë ende të larguara nga pozicionet që kërkon rezoluta e KiE. Rezoluta i ka apeluar që Presidenti të jetë negociatori mes qeverisë dhe opozitës, gjë që mesa duket do ndodhë ditët e ardhshme. Dyshoj se të paktën qeveria do t'i japë hapësirën e nevojshme Presidentit të Republikës për arsye të njohura, për arsye të një raporti shumë të keq mes Berishës dhe Topit 2-3 vitet e fundit. Dyshoj që Sali Berisha është i kënaqur për t'ia dhënë mandatin që i duhet Bamir Topit dhe për t'iu përgjigjur kësaj kërkese. Në qoftë se tryeza e Presidentit ka një rrezik, ky rrezik kryesisht sot që flasim vjen nga ana e qeverisë. Besoj që qeveria nuk po jep sinjalet se mund të avantazhojë apo të lehtësojë detyrën e Presidentit, i cili nga ana e vet ka një shans të madh që e ka humbur në 3 vitet e shkuara. Ky është një President që nuk ka folur akoma për Gërdecin, akoma nuk ka një fjali me të vërtetë për zgjedhjet e 28 qershorit. Askush nuk di çfarë mendon ai për 28 qershorin. Ky është një President që në kriza të rëndësishme ka abstenuar ose është fshehur si struci. Ka shansin që ky President të vërtetojë që mandatin që ka marrë në kushtet që e mori të mund ta ushtrojë me autonomi dhe sovranitet. Dyshoj se ka autoritetin dhe staturën për ta bërë këtë gjë, por shpresoj dhe e inkurajoj. Mos është paragjykim, pasi ju njiheni për një qëndrim kundër zotit Topi...Unë kam qenë kundër procesit dhe mënyrës si u zgjodh dhe kjo ishte arsyeja që unë ika nga kryetari grupit parlamentar të PS. Ne na ndodhi një aksident që duhet ta kishim evituar dhe koha tregoi që do duhej ta kishim evituar po të kishim menaxhuar ndryshe krizën e Presidentit dhe kam qenë kundër procesit. Ai ishte një proces i padrejtë që fatkeqësisht ndëshkoi opozitën, por jo vetëm opozitën. I dha Shqipërisë një President që unë mendoj që nuk e meritonte dhe koha tregoi që nuk e meritonte. Ai nuk ka një qëndrim për Gërdecin. Në qoftë se ka një tragjedi nga 1997 deri në vitin 2010 është Gërdeci. është në gjysmën e mandatit...Po, por Gërdeci ka ndodhur para një viti e gjysmë dhe ka ndodhur në një territor militar ushtarak që Presidenti ka njëfarë roli. E mora si shembull. Por hyj te ata që e inkurajoj. Ju vini në dyshim mundësinë që Topi ta menaxhojë dhe t'i japë zgjidhje...E inkurajoj që të bëhet President. Ky është një shans i madh që Bamir Topi ka për tu bërë President. është një krizë e vërtetë. Unë dhe shumë të tjerë nuk prisnim që të ishte Këshilli i Evropës që e quajti ngërçin krizë. Po shkohet drejt humbjes apo drejt fitimit të mandateve?Ne duhet të mbajmë mandatet që kemi. As mund t'i shtojmë as mund t'i pakësojmë, por nuk duhet t'i përçajmë sepse është e qartë që në 4 mars mund të ketë një përçarje eventuale që dua ta shmang dhe prandaj do flas deri ditën e fundit për një bashkim që e rithemelon opozitën tonë. Një opozitë që nuk është ulur akoma të gjejë pse ka humbur. PS duhet të gjejë qetësinë e duhur, Edi Rama duhet të gjejë qetësinë e duhur, unë duhet të gjej qetësinë e duhur. Asnjëri prej nesh nuk është ai që ka qenë në 27 dhe 28 qershor. Nga ky moment çfarë parashikoni?Kur bojkoti u vendos shumë njerëz më thanë që kam pasur të drejtë, por s'ka problem se bojkoti do vazhdojë nja dy muaj deri sa Rama të marrë një mandat për kryetar partie. Jo i thashë bojkoti do shkojë deri në ekstrem dhe mund ta kalojë pikën kritike të 4 marsit. Jemi shumë afër pikës kritike. Nëse ka një gjë që nuk e uroj, por në raste të caktuara e dyshoj, është nevoja jashtë grupit parlamentar të PS pre e të cilës mund të ketë rënë edhe Edi Rama mesa duket për ta djegur këtë grup parlamentar, për të shndërruar 64 deputetë. Ka një skenar paralel me grupin parlamentar. Si është ky skenar?Dikush beson që duke i djegur këto mandate kriza në Shqipëri të bëhet më e madhe dhe meqë kriza mund të bëhet më e madhe ka rrugë të tjera ekstrapolitike për ta zgjidhur këtë krizë.Të cilat janë?Të cilat janë rruga. Gjuha juaj pak më e butë sot ka lidhje me përjashtimin nga PS?Po të kisha frikë, aq më pak nga përjashtimi nga partia, shpresoj të mos ndodhë, nuk do kisha folur. Njeriu kur ka frikë nuk e bën atë që ka ndërmend ta bëjë. Kam thënë në shtator që bojkoti s'duhet bërë, kam thënë para 2-3 javësh që do hyj në Parlament javën e parë të marsit. Unë jam politikan dhe njeri i arsyeshëm për t'i bërë apel kujtdo brenda PS-së se është dita për tu bashkuar, për të qetësuar arsyet, inatet, mëkatet, kapriçot tona dhe për të ndryshuar gjithçka në të ardhmen. Ne s'mund të ndryshojmë dot të shkuarën. 28 qershorin nuk e zhbëjmë dot. Duhet të kalojmë nga një proces votimi, kushdo qoftë ai, në zgjedhje të parakohshme pas një viti, me zgjedhje lokale apo zgjedhje parlamentare në 2013. Duhet të kalojmë nga një filtër elektoral për të zhbërë 28 qershorin. Duhet të bashkohemi të gjithë duke qetësuar pasionet, ambiciet, duke gëlltitur edhe ndonjë gjë që mund ta kemi thënë me teprim kushdo qoftë nga ne për të bërë një projekt bashkimi. Unë jam gati të kontribuoj me aq sa kam mundësi personale apo influence për ta bërë këtë gjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›