E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Bujqësia, potencial i shpërdoruar. 60 % e prodhimit nuk e arrin tregun

Kreu i PS-së e ka cilësuar bujqësinë shqiptare si një potencial të shpërdoruar e të abuzuar,  ndërsa ka theksuar nevojën për transformimin e tij.

Bujqësia sot vazhdon të jetë sektor kryesor i ekonomisë, por përbën 20 për qind të prodhimit të brendshëm bruto dhe shfrytëzon 40 për qind të burimeve. 60 për qind e prodhimit nuk e mbërrin dot tregun shqiptar.

Kjo duhet të përbëjë një nga pikat kryesore të programit për bujqësinë. Shqipëria eksporton 8-9 herë më pak sesa importon. Kjo shifër që nuk e ka asnjë vend duhet punuar që të ndryshohet rrënjësisht.

Shqipëria bën pjesë në marrëveshjn e tregtisë së lirë, por ka mbetur e pazhvilluar në hapësirën e vet rurale. Sfida kryesore e bujqësisë është transformimi nga një sektor prodhimi për mbijetesë, në një sektor modern dhe konkurrues. Konkurrueshmëria duhet ta bëjë bujqësinë të aftë për tu përballur me nevojat e vendit, tha Rama gjatë  tryezës së PS-së për bujqësinë.

Një tjetër nevojë në sektorin e bujqësisë sipas Ramës është edhe konsolidimi ligjor i fermës shqiptare duke zgjidhur çështjen e pronësisë. Pronësia mbetet rekomandim i papërmbushur prej dy dekadash. Në këto kushte nuk arrin dot të përmbushë nevojat që një pronë e konsoliduar mund ti përmbushë, tha Rama.  / G.N. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›