E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto-Wollfarth: Të përshpejtohet reforma zgjedhore

Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto është takuar sot me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth. Zhvillimet politike në vend ka qënë një prej pikave të bisedës ku ministri Haxhinasto vlerësoi rolin e OSBE-së gjatë 15 viteve të pranisë në vendin tonë, në konsolidimin demokratik të vendit, reformat institucionale, sidomos ato që kanë të bëjnë me integrimin europian të Shqipërisë.
 

Gjithashtu ministri Haxhinasto dhe ambasadori Wollfarth gjatë bisedës u përqendruan në reformën zgjedhore, ku ministri Haxhinasto theksoi rëndësinë e përshpejtimit të saj, si një reformë kyçe për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

Ministri nënvizoi se ky proces duhet të vazhdojë të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës për të gjithë faktorët politikë. Ai theksoi gjithashtu nevojën për ruajtjen e fokusit dhe rritjen e shpejtësisë për reformat tashmë pjesë e planit kombëtar për integrimin.
 

Më tej, biseda u përqëndrua në situatën në rajon si dhe në zhvillimet e fundit në Maqedoni. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se incidentet e ditëve të fundit nuk kontriubojnë për bashkëjetesën dhe harmoninë ndëretnike. Sipas tyre incidentet duhen trajtuar me qetësi dhe maturi nga faktorët politikë atje ndërsa theksuan se është i nevojshëm  një hetim i plotë të këtyre ngjarjeve dhe ndëshkim i fajtorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›