Berisha: Rama, nga disfata në disfatë. Tani nuk di kujt tia hedhë në prehër Bamirin
Kryeministri Berisha ka komentuar opinionet e kryesocialistit Rama në lidhje me përçarjen e demokratëve, të botuara në media ditët e fundit.
Sipas kreut demokrat, Rama dhe partia e tij kanë njohur humbje pas humbjeje, ndërsa tani shqetësohen për vendin që do të zërë presidenti Topi në politikë, pas mbarimit të mandatit.
Rama e udhëhoqi të majtën nga disfata në disfatë. Dhe tani ka një tjetër problem: kujt do tia hedhë Bamirin në prehër. Pasi e detyroi të votojë për të, e ka kapur halli në çferrë do ta vendosë. Unë i them zotit Rama, nga themelimi i PD-së e deri sot ka një të vërtetë: kanë dështuar të gjithë ata që janë përpjekur ta shesin sapunin për djathë.
Berisha iu referua komisionit të ngritur për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, në të cilin socialistët refuzuan të marrin pjesë kur tha se Atë faqezuin nuk guxoi ta shkarkojë, tani derdh lot krokodili se po çahet e djathta. Por mendoj se komenti më i mirë për të gjitha këto është no koment, përfundoi ai. / G.N.