Rama: “Bumi ekonomik i Berishës, varfëri për shqiptarët”
Kreu i PS-së: “Kryeministri është i papërgjegjshëm dhe i paaftë”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përgënjeshtruar deklaratat e kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit Shqipëria ka përjetuar “bum ekonomik” gjatë tre viteve të qeverisjes së tij. Rama e cilësoi të papërgjegjshme këtë deklaratë të kryeministrit Berisha. Kryetari i PS-së theksoi se Berisha ka mashtruar, por edhe ka provokuar rëndë shqiptarët, sepse me qeverisjen e tij të paaftë nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka varfëruar ata. “Dje, kryeministri i Shqipërisë pati guximin të flasë për bum ekonomik, ndërkohë që ekonomia e familjeve shqiptare është në krizë, papunësia në rritje dhe fuqia blerëse në rënie, kostoja e jetesës gjithnjë e më e shtrenjtë dhe qeverisja e vendit përditë e më e papërgjegjshme dhe e paaftë në raport me hallet e njerëzve”, - tha Rama.
Bujqësia
Kryetari i Partisë Socialiste argumentoi gjithashtu se qeverisja e Berishës jo vetëm që nuk ka sjellë zhvillim ekonomik në Shqipëri, por ka shkaktuar edhe kriza të thella. Rama u ndal në sektorin e bujqësisë, ku ndihet një krizë mjaft e thellë ekonomike. “Me kurajën e papërgjegjshmërisë, kryeministri flet për bum ekonomik, ndërkohë që sot po rrënohen krejtësisht kultivuesit e misrit dhe foragjereve në Shkodër, Myzeqe, Korçë dhe luginën e Elbasanit, si edhe prodhuesit e agrumeve në Sarandë e Vlorë. Me kurajën e të paaftit, kryeministri flet për bum ekonomik, ndërkohë që sot janë në gjunjë prodhuesit bujqësor të pemëfrutorëve të Korçës, Devollit e Dibrës dhe perimerritësit e Divjakës, Krutjes, Tërbufit, Hysgjokajt të Lushnjës, Velipojës së Shkodrës, Kozares së Kuçovës, Poshnjës e Goriçanit të Beratit dhe kudo ku njerëzit punojnë dhe përpiqen në mënyrë të ndershme të mbajnë familjen dhe të bëjnë bujqësi në këtë vend”, - deklaroi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Kriza e çmimeve
Kreu i selisë rozë u ndal edhe rreth krizës së çmimeve që po kalon vendi dhe vështirësitë që po hasin qytetarët shqiptarë, si rezultat i këtij fenomeni. Rama tha se si rezultat i paaftësisë së qeverisë dhe të kryeministrit Berisha, qytetarët shqiptarë po sforcohen gjithnjë e më shumë për të përballuar jetesën. “Me kurajën e atij që s’di se ç’flet, kryeministri provokon çdo shqiptare e shqiptar, që në tregun e ushqimeve duhet të paguajë çdo ditë e më shumë për shkak të papërgjegjshmërisë së shtetit në raport me fshatin dhe që në xhep ka çdo ditë e më pak për shkak të paaftësisë së një kryeministri, i cili bumin e përrallave të tij të përditshme na tregon se ka filluar të rrëshqasë në drejtim të paditur”, - deklaroi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Opozita: Topi të mos e dekretojë ligjin për titujt e pronësisë
Opozita ka reaguar pas miratimit nga maxhoranca të ligjit për titujt e pronësisë. Si PS-ja, ashtu edhe LSI-ja e kanë kundërshtuar këtë ligj, duke e konsideruar antikushtetues. Deputeti i PS-së, Ylli Bufi, tha se PS-ja do ta ankimojë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese. “Ky ligj është antikushtetues, pasi merr përsipër të vërtetojë nëse janë zbatuar ligjet e mëparshme, për tokën bujqësore dhe për shpërndarjen e tokës të viteve të para, pas 1992-shit. Problemi është që vihet në pikëpyetje i gjithë regjimi delikat i pronësisë që kemi. Në vendin tonë ende nuk dihet se pronat e kujt janë”, - tha Bufi, i cili i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të mos dekretojë ligjin e miratuar nga maxhoranca. Ligji është kundërshtuar me forcë edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se ligji i miratuar nga maxhoranca cenon të drejtën e pronës për shqiptarët.
“Ne jemi të shqetësuar se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe njëkohësisht rrezikon të cenojë edhe pronarët e ligjshëm për t’i zhveshur nga pronat e tyre të fituara sipas ligjit. Ne jemi kundër marrjes së kompetencave të Gjykatës nga ana e qeverisë, apo nga çdo lloj komisioni të ngritur prej saj. Nëse ka konflikte pronash apo abuzime, personat e prekur mund ta zgjidhin çështjen vetëm në sistemin gjyqësor dhe Qeveria dhe gjithë sistemi politik duhet të jenë garant në pavarësinë e këtij sistemi. Nuk mund të jetë e pranueshme që gjykata të zëvendësohen me komisione partiake brenda qeverisë për të marrë apo për të dhënë prona bujqësore, sepse kjo do t’i shtojë dhe më tej problemet e pronësisë në vendin tonë”, - deklaroi Ilir Meta.
9 Korrik 2008